LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, Policia konfiskon një armë

Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, Policia konfiskon një armë

Të shtëna me armë zjarri ka pasur në një aheng familjar në Koshare të Ferizajt.

Lidhur me rastin Policia ka identifikuar të dyshuarin, ndërsa ka konfiskuar një pistoletë, transmeton Telegrafi.

“Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 00:10 ka pranuar një informacion se në fshatin Koshare të Ferizajt në një aheng familjar kishte të shtëna me armë zjarri. Policët i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të fshatit Koshare dhe kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin V.R (M/K) i moshës 35 vjeçar, i cili kishte shtënë me armë zjarri”, thuhet në njoftim.


Policia bën të ditur se, i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar një armë zjarri ( pistoletë).

Rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori