LAJMI I FUNDIT:

Të prekurit nga vërshimet ta paraqesin në MF bankën për pagesën e paradhënies

Të prekurit nga vërshimet ta paraqesin në MF bankën për pagesën e paradhënies

Me qëllim të realizimit të paradhënies për ndihmë të personave nga zonat e prekura nga vërshimet, Ministria për financa i fton të gjithë personat që janë evidentuar nga ana e Komisionit për vlerësim të dëmeve, të japin njoftim se  në cilën bankë afariste dëshirojnë tu paguhet kompensimi material, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga Ministria për financa, pagesa e mjeteve do të bëhet me para të gatshme, në sportelet e asaj banke afariste të cilën do ta përcaktojë personi. Bankat do ta realizojnë pagesën në bazë të dokumentit për identifikim, letër njoftim ose dokument udhëtimi.

Në njoftim po ashtu shtohet se për këtë qëllim, personat e evidentuar në listat e dorëzuara nga Komisioni për vlerësimin e dëmtimeve dhe listat e dorëzuara nga Komisioni për vlerësimin e dëmeve të pronës së tundshme dhe patundshme  në zonat e prekura nga moti i ligë dhe vërshimet në rajonin e Shkupit dhe Tetovës, duhet ta lajmërojnë bankën e përzgjedhur në këto telefona për kontakt: 02/3255-578, 02/3255-586, 02/3255-743 dhe 02/3255-742.


Paraqitjen mund ta bëjnë nesër dhe pasnesër prej orës 9 deri në ora 17:30, ndërsa të hënën prej orës 8:30 deri në ora 19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori