LAJMI I FUNDIT:

Të përkushtuar për ndërtimin e një shoqërie demokratike

Të përkushtuar për ndërtimin e një shoqërie demokratike

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, u takua sot me kryeministrin Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Republikës, Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj, me të cilët diskutoi për intensifikimin dhe bashkërendimin e mëtejmë të punës së institucioneve të Republikës së Kosovës në të gjitha fushat e veprimtarisë së tyre.

Në takim u vlerësua se institucionet e vendit, në të gjitha nivelet duhet të vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, me qëllim të kryerjes edhe më efikase të detyrave që shtrohen para tyre dhe të arritjes së objektivave që kanë parashtruar për vitin në të cilin sapo kemi hyrë.

Po ashtu – siç bëhet e ditur në një komunikatë për opinion – u diskutua edhe për gjendjen e sigurisë në vend. Njëzëri u konstatua se me përjashtim të veriut të Kosovës, ku ende ka trazira të herëpashershme, gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile.

Por, udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës sërish theksuan vendosmërinë e institucioneve dhe të qytetarëve të vendit për ndërtimin e një shoqërie demokratike në të cilën do të mbretërojë rendi dhe ligji. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Kalo në kategori