Kush i mbikëqyr shtëpitë e pleqve? Kush bën kontrolle atje? E kujt është përgjegjësia?
Këto dhe pyetje të tjera janë duke qarkulluar në opinion publik në Kosovë, pas një sulmi fizik që u raportua të mërkurën e 2 nëntorit në një qendër për përkujdesjen e të moshuarve në Pejë, mbi 80 kilometra larg Prishtinës.
Në një video të shpërndarë në mediat sociale, një punonjëse e kësaj qendre shihej duke sulmuar fizikisht një grua rreth të 70-tave.
Në lidhje me këtë rast u arrestuan tre persona të dyshuar, ndaj të cilëve nisën hetimet, ndërsa denoncimet ishin të shumta – nga organizatat për të drejtat e njeriut deri te presidentja e shtetit, Vjosa Osmani.
Pasditen e 4 nëntorit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës njoftoi se qendrës në Pejë i është tërhequr licenca e punës, të cilën duhet ta dorëzojë deri më 7 nëntor. REL kontaktoi këtë qendër për më shumë informacione rreth mënyrës se si ka funksionuar, por një përfaqësuese e saj tha shkurtimisht se “nuk ka të drejtë të flasë”.
Kjo qendër në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit në Kosovë figuron nga muaji maj i vitit 2016. Ndërsa, në ueb-faqen e saj thuhet se për mision ka “ofrimin e strehimit dhe të përkujdesjes për të moshuarit e paaftë për t’u kujdesur për veten dhe në pamundësi për të pasur kujdesin e familjarëve”.
Çfarë thotë ligji?
Sipas Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare në Kosovë, përgjegjësinë për themelimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve rezidenciale, strehimoreve të mbrojtura dhe strehimoreve emergjente për njerëzit në nevojë e ka Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Asnjë komunë ose organizatë joqeveritare nuk mund të themelojë objekt banimi për njerëzit në nevojë pa lejen e kësaj ministrie, thuhet në ligj.
Në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, nga kjo ministri thonë se këto shtëpi monitorohen nga Divizioni i Aftësisë së Kufizuar dhe Personave të Moshuar në Departamentin e Politikave Sociale dhe Familjes, ndërsa inspektohen nga Njësia e Monitorimit dhe Inspektimit – që të dyja këto në kuadër të kësaj ministrie.
Përkundër pyetjeve të REL-it, në deklaratë nuk jepen detaje se si monitorohen ato apo në çfarë periudhash kohore.
Aty thuhet se, për t’u licencuar këto institucione, nevojitet plotësimi i disa kritereve, duke filluar nga kërkesa për hapje, certifikata nga gjykata që personi nuk është nën hetime, e deri te marrëveshjet për zbatimin e projekteve në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.
Sipas deklaratës nga ministria, për këtë veprimtari janë të licencuara katër subjekte private: dy në Pejë, një në Suharekë dhe një në Istog.
Në Kosovë janë, po ashtu, edhe katër shtëpi të tjera për të moshuar, që udhëhiqen nga shteti.
Për përcjelljen e zbatimit të kritereve të kërkuara obligohet Inspektorati i Punës, por ky organ nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it rreth kësaj çështjeje.
Qendra në Pejë nuk u inspektua nga Inspektorati Shëndetësor
Brenda Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë funksionon Inspektorati Shëndetësor, i cili monitoron profesionistët shëndetësorë të këtyre vendbanimeve – nëse ata janë të pajisur ose jo me licencat e nevojshme të punës.
Nga ky inspektorat thonë për REL-in se qendra në Pejë, ku u raportua sulmi fizik ndaj një banoreje të moshuar, nuk ishte inspektuar më herët, por nuk japin më shumë hollësi për arsyet.
Në deklaratën e dërguar me shkrim thuhet se pas inspektimit më 2 nëntor, katër punëtoreve të kësaj qendre u është tërhequr përkohësisht leja e punës.
Avokati i Popullit: Nuk ka pasur ankesa për keqtrajtime fizike
Institucioni i Avokatit të Popullit thotë se “ka vizituar rregullisht” dhe “pa paralajmërim” shtëpitë e pleqve në Prishtinë, Skenderaj dhe Istog, që udhëhiqen nga shteti.
“Gjatë vizitave, [institucioni i Avokatit të Popullit] ka intervistuar një numër të rezidentëve dhe nuk ka marrë asnjë ankesë për keqtrajtim fizik apo abuzime verbale, si dhe për shkelje të dinjitetit njerëzor të rezidentëve”, thuhet në deklaratën dërguar REL-it.
Inspektimi i domosdoshëm
Besim Kodra, nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, thotë se në shtëpitë e pleqve dhe në institucione të tjera të ngjashme duhen bërë vazhdimisht kontrolle dhe inspektime.
“Shteti duhet të garantojë që secili i moshuar të trajtohet në shtëpi të moshuarave me dinjitet. Nëse këtë nuk e bën, të gjithë potencialisht mund të jemi pre e një abuzimi të tillë në të ardhmen”, thotë Kodra për Radion Evropa e Lirë.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë se sulmi i raportuar në shtëpinë e pleqve në Pejë duhet të jetë “alarm zgjimi” për institucionet e shtetit që t’i rrisin standardet dhe mbikëqyrjen.
“Pas publikimit të këtij rasti [në Pejë], ministritë duhet ta marrin seriozisht këtë çështje dhe të vendosin kritere. Kriter duhet të jetë që secila shtëpi për përkujdesje të të moshuarve, të ketë psikolog. Duhet të koordinohen tri inspektorate – ai i punës, sanitar dhe shëndetësor – dhe t’i monitorojnë apo kontrollojnë një herë… ose në çdo dy javë këto qendra. [Kontrollet] do të mund t’i parandalonin rastet e tilla”, thotë Sejdiu.
REL kontaktoi një qendër private për përkujdesje ndaj të moshuarve në rajonin e Dukagjinit – pjesa perëndimore e Kosovës – ku thanë se “kushtet janë në nivelin e duhur” dhe se “qendra ka psikolog”.
Përfaqësues të saj nuk pranuan që emri i qendrës të bëhet publik e as nuk dhanë hollësi të tjera.
Në vitin 2018, Iniciativa Kosovare për Stabilitet publikoi një raport me titull “Mos u plaksh”, i cili nxori në pah kushte jo të mira në shtëpitë e pleqve në Kosovë, si: mungesë e ujit të ngrohtë për çdo ditë, hapësira jo të mjaftueshme për të gjithë personat dhe hapësira jo të ndara për personat e moshuar dhe ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje.
Sipas raportit, në gjithë vendin funksionojnë katër shtëpi të tilla, që udhëhiqen nga shteti, dhe 25 të tjera private.
“Jo vetëm institucionet, por edhe shoqëria, në përgjithësi, nuk u kushton rëndësi të moshuarve”, thotë për Radion Evropa e Lirë udhëheqësja e kësaj iniciative, Brikenë Hoxha.
Sipas saj, këto shtëpi nuk u sigurojnë “numër të madh votash” politikëbërësve.
Statistikat se sa persona banojnë në shtëpitë e pleqve në Kosovë nuk janë të qarta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova