Ende nuk është e sigurt nëse Kosova mund të luajë ndeshje miqësore më 5 mars apo jo. Kjo pasi që zyrtarët e FFK-së nuk kanë gjetur përfaqësuese të lirë me këtë datë, dhe përveç kësaj edhe infrastruktura këtu nuk të jep shumë komoditet. Mirëpo, qysh tash është duke u parashikuar se si mund të duket përfaqësuesja e Kosovës.
Ndonëse të gjithë e shohin përfaqësuesen tonë me futbollistë të ardhur nga klubet evropiane, trajnerët vendorë kanë një mesazh për përzgjedhësin e Kosovës, Albert Bunjaki. Për dy trajnerët aktualisht më në formë në Kosovë, Afrim Tovërlanin dhe Ismet Munishin, përzgjedhësi assesi nuk duhet t’i anashkalojë lojtarët që luajnë në Kosovë. Ftesa për ta do të ishte një promovim për futbollin vendor dhe një motiv për lojtarët e rinj.
“Sigurisht që trajneri duhet të përqendrohet te cilësia. Por kjo nuk do të thotë që në Kosovë nuk ka cilësi. Ne e pranojmë që jashtë futbolli është më i mirë dhe ka lojtarë shumë të mirë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të tejkalohen këta që janë në Kosovë”, tha trajner i Llamkos Kosovës, Ismet Munishi, sipas të cilit përzgjedhësi ka shumë punë dhe ngadalë duhet ta bëjë seleksionimin e lojtarëve.
“Unë them se ai ka shumë përgjegjësi, për ta bërë seleksionimin e lojtarëve. Përzgjedhësi duhet ta dijë që ftesa për lojtarët e Superligës është një promovim për futbollin tonë dhe iu jep mundësi këtyre lojtarëve të dëshmohen dhe sigurisht të depërtojnë nëpër klubet evropiane. Me një fjalë ai duhet të jetë i kujdesshëm dhe në asnjë mënyrë mos ta anashkalojë Superligën e Kosovës”, tha Munishi.
Gjithsesi, tash për tash përzgjedhësi ende nuk është përcaktuar se kë do ta ftojë. Ai indirekt ka bërë të ditur se do të përqendrohet të lojtarët jashtë dhe se për ndeshjen e parë do t’iu bëjë ftesë futbollistëve paksa më me përvojë.
Edhe për trajnerin e Prishtinës, Afrim Tovërlani, përzgjedhësi duhet të jetë i kujdesshëm në atë se për çfarë përcaktohet, sipas tij është e kuptueshme se ai duhet t’i ftojë lojtarët nga jashtë por as këta këtu assesi mos t’i harrojë.
“Ndeshja e parë e Kosovës do të jetë euforike dhe unë mendoj se ai duhet dhe do të përqendrohet në emrat më të mëdhenj të futbollit kosovar që luajnë jashtë. Kjo është e drejtë pasi që është ndeshja e parë dhe duhet të prezantohemi më së miri. Në këto momente duhet të pranojmë që lojtarët e Kosovës nuk janë të barabartë me ata që luajnë jashtë dhe kjo për shumë arsye.Mirëpo në të ardhmen ai duhet të analizojë mirë situatën dhe përveç emrave nga jashtë duhet medoemos të ftojë edhe lojtarë nga Kosova”, tha Tovërlani, duke shtuar se ftesa për lojtarët e Superligës është një promovim për futbollin vendor.
“Ai duhet ta ketë parasysh sakrificën që është bërë për ta mbajtur gjallë futbollin këtu. Për këta të rinj që luajnë sot dhe ata që kanë luajtur më herët, është një lloj sakrifice dhe kjo duhet të vlerësohet. Përveç kësaj çdo lojtar i Kosovës duhet ta dijë që nuk po luan kot por mundi i tij mund të shpaguhet me një ftesë nga përzgjedhësi”, tha tekniku “bardhekaltër” i cili përkundër nivelit jo të barabartë të futbollit tonë me atë ndërkombëtar, thotë se edhe këtu ka lojtarë që meritojnë të jenë pjesë e përfaqësueses. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re