Të mbijetuarit e COVID-19 tregojnë rritje të shkallës së çrregullimeve psikiatrike, zbulon studimi i ri

Më shumë se gjysma e njerëzve që morën trajtim spitalor për COVID-19 u zbulua se vuanin nga një çrregullim psikiatrik një muaj më vonë, ka gjetur një studim.
Nga 402 pacientë të monitoruar pasi u trajtuan për virusin, 55 për qind u zbulua se kishin të paktën një çrregullim psikiatrik, konstatuan ekspertët nga spitali San Raffaelo në Milano.
Rezultatet, bazuar në intervistat klinike dhe pyetësorët e vetëvlerësimit, treguan çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD) në 28 për qind të rasteve, depresionin në 31 për qind dhe ankthin në 42 për qind. Për më tepër, 40 për qind e pacientëve kishin pagjumësi dhe 20 për qind kishin simptoma obsesive-kompulsive (OC), shkruan theguardian.
Gjetjet do të rrisin shqetësimet në lidhje me efektet psikologjike të virusit. Artikulli i titulluar “Sjellja dhe Imuniteti” i botuar në gazetë shkruan ndër të tjerash se “duke marrë parasysh ndikimin alarmant të infeksionit COVID-19 në shëndetin mendor, pasqyrat aktuale e inflamacionit në psikiatri dhe vrojtimi i tanishëm i inflamacionit më të keq dërgon në depresion më të madh. Ne rekomandojmë të vlerësoni psikopatologjinë e të mbijetuarve nga coronavirusi dhe të thelloni hulumtimin mbi inflamatorin e biomarkave, për të diagnostikuar dhe trajtuar gjendjet e shfaqura psikiatrike”.
Studimi që u kry te 265 burra dhe 137 gra – zbuluan se gratë kanë më pak gjasa të vdesin nga COVID-19 sesa burrat – por psikologjikisht vuanin më shumë sesa burrat. Pacientët me diagnoza psikiatrike të mëparshme pozitive kanë vuajtur më shumë se ata pa histori të çrregullimit psikiatrik. Studiuesit, të udhëhequr nga Dr Mario Gennaro Mazza, thanë se këto rezultate ishin në përputhje me studimet e mëparshme epidemiologjike, transmeton Telegrafi.
Ata thanë që efektet psikiatrike mund të shkaktohen “nga reagimi imunitar ndaj vetë virusit, ose nga stresorët psikologjikë si izolimi social, ndikimi psikologjik i një sëmundje të re të rëndë dhe potencialisht fatale, shqetësimet për infektimin e të tjerëve dhe stigma.”
Pacientët treguan rritje të ankthit dhe shqetësime të gjumit, ndërsa – mbase për çudi – kohëzgjatja e shtrimit në spital lidhet anasjelltas me simptomat e PTSD, depresionit, ankthit dhe OC.
Studiuesit thanë se “Duke marrë parasysh ashpërsinë e COVID-19 te pacientët e shtruar në spital, ky studim sugjeron se kujdesi shëndetësor ka rritur izolimin shoqëror dhe vetminë tipike”.
Ata thanë se gjetjet e tyre pasqyruan studimet e mëparshme në shpërthimin e coronavirusëve, përfshirë Sars, ku morbiditetet psikiatrike shkonin nga 10 për qind në 35 për qind në fazën pas sëmundjes.
Ka pasur paralajmërime nga ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me çrregullimet e trurit në pacientët me COVID-19. Problemet duke përfshirë inflamacionin e trurit, goditjen në tru dhe psikozën kanë qenë të lidhura me virusin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët