LAJMI I FUNDIT:

“Të konsiderojmë mik e vëlla në tokën tonë”, Rama me Mitsotakis në Derviçan

“Të konsiderojmë mik e vëlla në tokën tonë”, Rama me Mitsotakis në Derviçan

Të konsiderojmë mik e vëlla në tokën tonë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama për homologun grek Kiriakos Mitsotakis, gjatë takimit me banorët në Derviçan të Dropullit. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se mbajti premtimin për të sjellë kreun e qeverisë greke në këtë zonë, fiks 30 vjet pas vizitës së babait të tij në vendin tonë, kur ishte kryeministër i Greqisë të tij.

“Ju kisha premtuar që do ta sillja këtu të birin e atit dhe ja ku e keni dhe është prekëse dhe për mua që nuk jam pjesë e minoritetit që të vijmë sot këtu pas 30 vjetësh që i pari dhe i fundit kryeministër i Greqisë ndaloi për të përshëndetur vëllezërit dhe motrat në minoritet, i ndjeri babai i kryeministrit aktual, i cili me shumë kënaqësi e ka pritur këtë ftesë. Duhet të vinim të nesërmen e datës 6 kur kishim samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, por moti ishte i keq dhe u detyruam që ta shtyjmë, por edhe më mirë akoma se nuk besoj që ka një ditë më të bukur se në një vigjilje Krishtlindjesh, dua të falënderoj banorët e Derviçanit dhe kryetarin e bashkisë që ka siguruar bashkë me ju që të jetë ky diell, por me siguri e lutje e këmbëngulje”.

Rama theksoi se minoriteti është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes mes dy vendeve tona, ndërsa vlerësoi se nga ky komunitet kanë dalë sipërmarrjet më të rëndësishme shqiptare.


“Për t’i dëshmuar kryeministrit bukurinë e mirëseardhjes këtu dhe për ta celebruar këtë moment të rëndësishëm për ne. Minoriteti është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes së pazgjidhshme mes dy vendeve tona dhe me shumë mirënjohje dua t’i përshëndes ata qytetarë me kombësi greke që i kanë dhënë shumë jo vetëm këtij komuniteti, por edhe vendit dhe që falë lirisë e hapjes së kufijve mund të lëvizin lirisht mes kësaj ane dhe asaj ane të kufirit. Më vjen mirë që përfaqësuesit e këtij komuniteti në sipërmarrjen shqiptare janë më të rëndësishmit në ekonominë tonë. Nga ky komunitet ka artistë piktorë skulptorë që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në Janinë, por janë të pandarë nga ajo zonë. Më vjen mirë që kemi dhe djallin vetë Piro Dhimën. S’kanë lënë gjë pa i thënë, por çfarë s’të vret, të forcon. Në një gjë përbashkët e kemi, të konsiderojmë mik e vëlla në tokën tonë”

Rama njoftoi gjithashtu projektin e Rilindjes urbane të sheshit kryesor që do të mbajë emrin e babait të kryeministrit, Kiriakos Mitsotakis, si edhe vendosjen e bustit të tij.

Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis, ndodhet sot për një vizitë disaorëshe në Jug të vendit, ku ka takuar krerët e minoriteteve dhe autoritetet vendore në Himarë, Livadhja dhe Derviçan. Ai është shoqëruar nga fituesi i medaljes së artë olimpike, Pirro Dhima, ndërsa ka shprehur mbështetje për integrimin e Shqipërisë dhe premtoi përmbushje të të drejtave të minoritarëve. /A2/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paralajmërimi për bllokimin e pikave kufitare, Elshani: Gati për çdo skenar - qytetarët të shmangin lëvizjet pas orës 18:00

Paralajmërimi për bllokimin e pikave kufitare, Elshani: Gati për çdo skenar - qytetarët të shmangin lëvizjet pas orës 18:00

Blinera Mehmeti
Alarmon drejtori i Klinikës së Psikiatrisë – fëmijët 9 e 10 vjeç, përdorues drogash

Alarmon drejtori i Klinikës së Psikiatrisë – fëmijët 9 e 10 vjeç, përdorues drogash

Shëndetësi
Ish-deputeti i Listës Serbe, Ivan Todosijeviq intervistohet për falsifikim dokumentesh

Ish-deputeti i Listës Serbe, Ivan Todosijeviq intervistohet për falsifikim dokumentesh

Lajme
Togeri i FSK-së, diplomon në ShBA – merr çmimin studenti më i mirë nga të huajt

Togeri i FSK-së, diplomon në ShBA – merr çmimin studenti më i mirë nga të huajt

Lajme
Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Lajme
“Mitrovicë a i pe dy trima, a të rroku shungullima”, Musliu e PDK-së ironizon me ministrat e Qeverisë Kurti

“Mitrovicë a i pe dy trima, a të rroku shungullima”, Musliu e PDK-së ironizon me ministrat e Qeverisë Kurti

Lajme
Kalo në kategori