Të jetosh me “majmunllëkun “ e Ben Blushit
Ben Blushi tashmë nuk po ecën vetëm. Është vetë i 400-ti. Të postonte në mediat sociale një video me një titull përqeshës dhe përbuzës ndaj një feje ndonjë njeri i rëndomë, ndonjë adoleshent apo ndonjë injorant fetar dhe media, do të ishte e justifikueshme.
Por, njeriu që ia mban vetes intelektual, shkrimtar, publicist, fytyrë publike… siç është Blushi, dhe duke u arsyetuar se këtë e ka bërë vetëm nga kurioziteti, është rrafsh me perceptimin e tij të gabuar dhe stereotipi të shfaqura në shkrimet e tij ndaj fesë së kapshme për shumicën e shqiptarëve.
Kur këtë e bën në publik, mund të paramendojmë se çfarë përbuzje dhe përqeshje mbase bën për fenë myslimane. “Majmuni pranon islamin në çast çmendet e bëhet terrorist”, është një video e postuar para katër vitesh në mediat botërore. Ngjarja ka ndodhur në Afrikën subsahariane, kur disa rebelë, ia japin një kallashnikov një majmuni, me ç’rast – punë majmini pra – ai bën të shtëna kaotike dhe tmerron rebelët që kishin dashur (si Ben Blushi) nga kurtuazia të shohin çfarë bën majmuni kur ka armë në dorë. Por, në postimin e Blushit, majmuni shndërrohet në “mysliman” (sic!).
Nga përvoja ime gjykoj se perëndimorët çmojnë më shumë njeriun që e mban fenë në postulatet e përcaktuara dhe shumë me pak i vlerësojnë njerëzit që konverton në fe të tjera. Jetoj në një qytet njëmilionësh në Amerikën Veriore, ku kryetar i komunës është një mysliman. Perceptimi i gabuar dhe stereotipat për shqiptarët myslimanë nga njerëzit si Blushi, edhe pse jam mysliman teorik, vetëm se më shtojnë besimin në këtë fe. Qyteti ka dy xhami, ndërsa për çdo festë kryeministrja e provincës, me mbulesë në kokë, përshëndet dhe merr pjesë në ceremoni. Ajo dhe shumë perëndimorë të tjerë nuk kanë perceptim apo stereotipa për myslimanët siç kanë lloji i Blushit për bashkëkombësit e vet, që në rrethana ta caktuara historike kanë pranuar këtë fe. Mbase të imponuar dhe të importuar, siç janë imponuar edhe fetë tjera ndër shqiptarët.
Jetojmë në mijëvjeçarin e diversitetit dhe politikani Blushi duhet të di këtë. Paramendojeni në korrik të zgjidhet ministër i Kulturës. Pra, një njëri që nuk ka respekt dhe konsideratë për fetë do të prezantojë shtetin në evenimente të ndryshme botërore. Me këtë postim asnjëri në botën krishtere nuk ka karrierë politikani. Pikërisht toleranca ndërfetare, e kultivuar me shekuj ndër shqiptarët ka qenë shëmbëlltyra jonë si komb i ndarë në besime të ndryshme.
Edhe në shtetet që kanë bërë kryqëzata sot dikush me fol ashtu i mbaron karriera. Nëpërmjet librit “Të jetosh në ishull” Bushi fitoi famë, edhe pse libri është kontrovers dhe gabon nëse mendon se duke sharrë e përqeshur një fe do te krijojë karrierë.
Dhe, përqeshja, nënçmimi dhe përdhosja e një feje është e ndëshkuar me ligjet aktuale të botës Perëndimore.
Kur përmblidhet ky postim vjen përfundimi se Blushi është një mediokër si shumë syresh në Shqipëri, që shesin dushk për gogla, e që çirren nëpër mediat si “koka të mençura”. Ai, si shumë eksponentë publikë të Shqipërisë, ka mësuar botën me zor dhe me vonesë.
Të perceptosh majmunin me një mysliman është e ndaluar nga akëcila fe, madje edhe nga ata të pafetë nuk ka këso qasje krahasuese siç ka bërë Blushi!
Dhe, arsyetimi i tij se këtë video e ka postuar nga kureshtja, vetëm se e shton injorancën e tij thelbësore, të mbuluar nga paraqitjet mediale, duke u paraqitur me retorikë boshe, si në cilësinë e socialistit, po aq edhe në cilësinë e shkrimtarit.
Nëse ai nuk pajtohet me titullin e videos, të postuar në publik nga vetë ai, për shkak se iu paskësha dukur shumë komike dhe se “mendova se edhe ju do kënaqeshit duke qeshur”, është një “majmunllëk” i tij.
P.S. Pas reagimit tim, Ben Blushi e ka fshirë postimin nga faqja e tij në Facebook dhe më ka bllokuar. Në linkun e mëposhtëm është videoja e postuar me titull “Majmuni pranon islamin në çast çmendet e bëhet terrorist”, të cilin e kishte postuar ditë më parë Blushi.
http://www.youtube.com/watch?v=hxMMrPoBq0M
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLeonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Alaudini zbulon misterin e famshëm të nominimit Drilon-Gjesti: Votat e diasporës bënë diferencën dhe e larguan Gjestin nga gara
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?