LAJMI I FUNDIT:

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Gjermani dhe fjalimit të tij në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e Bundestagut gjerman, për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës ka shtuar pyetjen nëse Kosova do të bëhet vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesën për qytetarët e së njëjtës gjini.

Martens në një postim në platformën X shkruan se kështu së paku ka bërë të ditur Kurti gjatë vizitës në Berlin.

“A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do t’u ofrojë qytetarëve të saj të drejtën e bashkimit civil të të njëjtës gjini? Kështu duket. Kështu së paku ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Berlin. Çfarë do të thotë kjo…”, shkruan Martens.


Ndryshe, mediat në Kosovës raportojnë se Kurti gjatë fjalimit të tij në Bundestagun gjerman për shënimin e 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës të organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD), tha se po punohet që në një të ardhme shumë të afërt ta kalojnë Kodin Civil në të cilin përfshihet dispozita për bashkimin civil të të njëjtit seks.

“Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”, citohet të ketë thënë tha Kurti, duke shtuar se Kosova e meriton të jetë pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori