Një projektligj, një koncept-dokument dhe shtatë vendime të ndryshme nga fusha të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore u miratuan në mbledhjen e 54-të të Qeverisë, të parën për këtë vit.
Në hapje të mbledhjes, kryeministri Albin Kurti, shprehu keqardhjen për aksidentin e mbrëmshëm të autobusit me udhëtarë nga Kosova, në vendin Kupci i Madh, afër Krushevcit, në Serbi.
“Sipas informatave, fatmirësisht të gjithë udhëtarët e lënduar, janë jashtë rrezikut për jetë. Është koha e kthimit të mërgatës sonë në vendet, ku ata jetojnë dhe punojnë. Shpirtërisht jemi me ta, derisa ata kalojnë mijëra kilometra në këto kohë të acarta të dimrit. Sakrifica, kontributi, mundi i tyre për të qëndruar sa më afër familjarëve në Kosovë, është për t’u admiruar. Urojmë që udhëtimet e tyre të jenë sa më të lehta e të sigurta dhe, edhe njëherë, ju urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të lënduarve. Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm dhe do të bëjnë gjithçka dhe çdo gjë, që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident”, tha kryeministri.
Në vazhdim të mbledhjes u miratua Projektligji për pronën publike, i cili rregullon të drejtën pronësore publike dhe të drejtat e tjera pasurore të Republikës së Kosovës dhe të njësive tjera të vetëqeverisjes lokale, duke përcaktuar edhe të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e këtyre subjekteve. Projektligji përkufizon pronën publike, si dhe përcakton formën e deponimit dhe të shfrytëzimit të kësaj prone.
Miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme ka marrë edhe plotësimi dhe ndryshimi i Vendimit të Qeverisë për Themelimin e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Me ndryshimet e miratuara, Leonora Selmani emërohet kryesuese e këtij komisioni, ndërsa Minire Begaj, kryesuese e deritashme emërohet anëtare e këtij Komisioni.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka emëruar Komisionin e përzgjedhjes për rekomandim të kandidatëve për kryetarë dhe të katër anëtarëve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik. Alban Nevzati, kryesues, Leonita Shabani – Mullarama anëtare, Isuf Zejna, anëtar, Enis Spahiu anëtar, dhe Imer Shevelli, anëtar.
Në mbledhje u miratua vendimi për themelimin e ‘Njësisë për Ekspertizë’ në kuadër të Sekretariatit Koordinues të Qeverisë të Zyrës së Kryeministrit, si strukturë përgjegjëse qeveritare me qëllim të mbështetjes së institucioneve në fusha specifike dhe deficitare, përmes angazhimit të ekspertëve vendorë dhe të huaj.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të ‘Njësisë për Ekspertizë’ do të jenë në identifikimin e nevojave të institucioneve publike për ekspertizë dhe të tregut të ekspertëve brenda dhe jashtë vendit; administrimin e procesit të angazhimit të ekspertëve me qëllim të përmbushjes së kërkesës për ekspertizë përmes ofertës së tregut; dhe përgjegjësi të tjera, të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe nga menaxhmenti i ZKM-së.
Në vazhdim të mbledhjes është miratuar vendimi për rritjen e shumës së përfitimit të skemave pensionale të financuara nga shteti nga shumat aktuale në shumën prej njëqind (100) euro, për pensionet bazike; pensionet e aftësisë së kufizuar; pensionet familjare; dhe pensionet invalidore të punës. Me miratimin e këtij vendimi, në Kosovë nuk do të ketë më pensione nën shumën prej 100 eurove.
Më kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, është miratuar vendimi për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, prej datës 01.01.2022 deri më 31.08.2022.
Është themeluar Këshilli Kombëtar për Ndryshimet Klimatike në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili është përgjegjës për përcjelljen dhe zbatimin e dokumenteve strategjike dhe planeve të veprimit për ndryshimet klimatike në përputhje me angazhimet në kuadër të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, Marrëveshjes së Parisit dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Këshilli përbëhet nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës, që do të kryesojë Këshillin; Ministri i Ekonomisë; Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve; Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; Ministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal; dhe Ministri i Shëndetësisë.
Vendimi për shqyrtim të mëtejmë të shpronësimit për interes publik është miratuar në mbledhjen e sotme. Ky vendim aprovon shqyrtimin e mëtejmë të shpronësimit për interes publik të pronave të paluajtshme shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore “OPB Mirusha” të cilat preken nga realizimi i projektit për ndërtimin e objektit të Qendrës për pajisje me dokumente dhe të Qendrës për regjistrimin e automjeteve në Malishevë.
Ka marrë miratimin edhe Koncept dokumenti për Agjencinë e Mbrojtjes për Inteligjencë dhe Siguri në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Koncept dokumenti rekomandon që të rregullohet ligjërisht mbledhja dhe përpunimi i informacioneve të rëndësishme për sigurinë e pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Kjo do të jetë edhe një vlerë e shtuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës në përmbushjen e mandatit dhe misionit të saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës