LAJMI I FUNDIT:

“Të Gjelbrit Evropian” kritika për Macronin në lidhje me deklaratat për zgjerimin e BE-së

“Të Gjelbrit Evropian” kritika për Macronin në lidhje me deklaratat për zgjerimin e BE-së

Partia e të Gjelbërve Evropian, me rastin e Samitit për Ballkanin Perëndimor i cili po mbahet në Poznanj, në suaza të Procesit të Berlinit, ka kërkuar në një afat sa më të shkurtër të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Bashkimi Evropian rrezikon që sërish të shkaktojë ringjallje të nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor nëse e ngadalëson procesin e hapjes së dyerve për negociata inkuadruese për rajonin. Komentet e presidentit francez Emanuel Macron para pak kohe për perspektivat për zgjerim thellësisht e pengojnë dhe e minojnë detyrën e rëndë të arritjes së konsensusit”, qëndron në kumtesën e të Gjelbërve Evropianë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata përkujtojnë se është hera e dytë që shtyhen negociatat edhe krahas rekomandimit të Komisionit Evropian.


“Nuk ka arsye që reforma e brendshme e BE-së dhe negociatat inkuadruese të mos zhvillohen njëkohësisht. Edhe një refuzim në tetor të këtij viti mund ta vendosë në rrezik të gjithë procesin dhe të sjellë në ripërtëritjen e tensioneve të cilat do të ishin katastrofale për BE-në në tërësi”, qëndron në kumtesë.

Për të Gjelbrit është me rëndësi thelbësore që ministrat këto ditë në Poznanj t’i kenë parasysh përpjekjet të cilat i ka bërë Maqedonia e Veriut për zgjidhjen e emrit me Greqinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori