Të gjallat dhe të vdekurat e Rezolutës 1244
Konfuzioni i krijuar pas marrëveshjes së arritur në Bruksel midis Prishtinës dhe Beogradit e bën tash edhe më konfuze Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të miratuar më 10 qershor të vitit 1999. Nëse rilexohet kjo rezolutë, e nxjerrë pas nënshkrimit të Marrëveshjes Ushtarake-Teknike të Kumanovës, atëherë del në sipërfaqe pështjellimi i saj, dhe që ende po vazhdon të jetë mollë sherri në raportet Kosovë-Serbi dhe përplasjeve diplomatike në Kombet e Bashkuara.
Sipas Marrëveshjes së Kumanovës, Serbia ishte e obliguar që nga territori i Kosovës, dhe nga kufiri me Kosovën, si dhe nga vijat kufitare me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë, të tërhiqte të gjithë potencialin e saj ushtarak dhe policor, përfshi forcat policore paramilitare, paramilitarët, doganat, si dhe të gjitha forcat e tjera, madje edhe institucionet, largimi i të cilave nga Kosova do të urdhërohej nga komandanti i forcave ndërkombëtare të sigurisë (KFOR). Pas tërheqjes, sipas marrëveshjes, ekzistonte mundësia që disa qindra ushtarë dhe policë serbë të kthehen në Kosovë për të “pastruar fushat e minuara”, “për të ruajtur lokalitetet historike serbe”, ose të jenë të pranishëm në “vendkalimet kyçe kufitare”, por vetëm me pëlqimin e shprehur të komandantit të KFOR-it!
Por, edhe pse Rezoluta 1244 ka konfirmuar kapitullimin e luftës, humbjen e plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën, ajo mbeti argumenti më i fortë i kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës dhe mbeti si Shpata e Demokleut mbi Kosovën, ngase të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, duke përfshirë Rusinë, e kanë votuar tekstin e rezolutës. Kina ishte e përmbajtur, ndërsa Republika Federale e Jugosllavisë (RFJ) është pajtuar më këtë rezolutë. Në rezolutë ishte precizuar se në rast të shpërbërjes së RFJ-së, Serbia do të merrte përsipër zbatimin e saj.
Rezoluta 1244 ishte miratuar sipas Kapitullit Shtatë të Kartës së OKB-së, ku lejohet përdorimi i forcës kundër shteteve që kërcënojnë paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, apo në mënyrë të vrazhdë shkelen parimet themelore të Kartës së OKB-së.
Pas votimit të kësaj rezolute iu dha legjitimitet bombardimeve të NATO-s, ndërsa Serbia dhe regjimi i Milosheviqit u shpallën fajtorë për dhunën dhe represionin e ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe për krizën humanitare. Dhe, me këtë rezolutë, në njëfarë mënyre, shqiptarëve të Kosovës iu dha e drejta për vetëvendosje, e cila është e garantuar në raste të tilla me anë të Aktit Final të Helsinkit dhe Kartës së OKB-së.
Dualizmi i rezolutës qëndron në atë se theksohej “përkushtimin e të gjitha shteteve anëtare ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të RFJ-së”, dhe përmendej një “autonomi substanciale dhe vetëqeverisje për Kosovën”. Por, “autonomia substanciale dhe vetëqeverisja për Kosovën” ishte vetëm deri në “zgjidhjen përfundimtare”, dhe ishte “e përkohshme”, ndërsa “zgjidhje përfundimtare” ose “statusi i ardhshëm i Kosovës” do të përcaktohej nga Marrëveshja e Ramboillet-it (S/1999 / 648), ku “statusi përfundimtar i Kosovës do të përcaktohet në bazë të vullnetit të popullit të Kosovës, të aktorëve relevantë ndërkombëtarë dhe Aktin Final të Helsinkit".
Shansi i fundit për Serbinë, të paktën simbolikisht, për t’u kthyer në Kosovë ishin bisedimet për statusin e Kosovës, që ishin të udhëhequra nga kryenegociatori i OKB-së , Martti Ahtisaari. Ndërkohë Serbia ia dha autogol vetes me kërkesën e parashtruar para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe pothuajse të gjitha vendet në botë (87 prej tyre), që deri tani kanë njohur Kosovën kanë bërë thirrje në Rezolutën 1244.
Dhe, tani dalin dilemat se kush fitoi nga marrëveshja e arritur me ndërmjetësim të BE-së për përfaqësimin rajonal të Kosovës. Nuk dihen se cilat pjesë janë të gjalla apo të vdekura të Rezolutës 1244.
Thaçi dhe Tadiqi thonë se kanë fituar vendet e tyre. Por, edhe pas kësaj marrëveshje, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa Rezoluta 1244 është e kaluar për Kosovën.
Sipas marrëveshjes së prezantuar, tash e tutje, Kosova do të paraqitet me tabelën ku do të shkruajë: “Kosova*”, ndërsa në fusnotë do të shkruajë: “Ky mbishkrim nuk prejudikon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe mendimin e GJND-së rreth deklaratës së pavarësisë së Kosovës”. Pra, nuk përmendet shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania Kosovare ZiuuRugs

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker