Mbi 80 persona janë evakuuar në Gjakovë si pasojë e të reshurave të fundit, ndërsa mbi 70 persona po vazhdojnë të qëndrojnë në Aeroportin e Gjakovës, ndërsa të tjerët po qëndrojnë tek të afërmit e tyre.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Vehat Hoxhaj tregon për KosovaPress gjendjen në komunën e Gjakovës, ndërkohë që shton se pas reshjeve gjatë së dielës, janë rrëzuar disa ura.
“Për momentin është qetësuar gjendja, tash jemi ka merremi më fortë me palët e dëmtuara që kanë kërkesa tash për të shkuar për të bërë evidentimin e dëmeve. Realisht pjesën më të madhe të telasheve e kemi pasur me përmbytjen e podrumeve, shtëpive, si në zonën urbane, dy ditë pas na u konfirmua edhe nga zona jashtë qytetit në fshatra. Kurse ditën e diele na ka bërë goxha dëme pas orës 22:00, të reshurat që kenë kanë prishur disa ura nga ana e infrastrukturës rrugore. Disa shembje të dheut, por fatbardhësisht viktima njerëz nuk kemi”, ka thënë ai.
Hoxhaj thotë se janë duke punuar 24 orë për të qenë në mbrojtje të qytetarëve. Ai përmendi edhe rastet e disa familjarëve të cilat kanë shtëpitë afër lumit Krena dhe afër shtratit të lumit Llukac, për çka thotë se kanë qenë pjesët më të rrezikuara.
“Për momentin në Aeroportin të Gjakovës i kemi diku 72 persona. Realisht nga ana e Komisionit Komunal që është krijuar nga kryetari i komunës po flitet për nëntë familje, që janë 72 persona. Nuk kam ende informacion të saktë sepse gjatë kohës kemi pasur kërkesa për evakuim, evakuimet tjera që kanë ndodhur dikun edhe 15 persona të tjerë që kanë kërkuar të bëhet evakuim nga lagjja Dardania. Kanë shkuar nëpër të afërmit e tyre, nuk kanë pranuar që të shkojnë në aeroportin e Gjakovës, Luminar që është në kompetencën e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, shton ai.
Ai shpreh shqetësimin se me reshjet e borës të cilat po vijojnë edhe sot, do të përkeqësohet sërish gjendja.
“Realisht në këtë rast unë si drejtor po i lutem Zotit që të mos ketë si herëve të kaluara, sepse ne edhe me datën 30-31 dhjetor kemi pasur gjendjen e keqësuar[…]Nga ana e reshjeve të borës ne realisht si drejtori i frikësohemi këtij fakti sepse bora sado pak e trashë rrjedhën e ujit”, thekson ai.
Ndër tjera, Vehat Hoxhaj për KosovaPress ka theksuar se zjarrfikësit janë duke punuar me pajisje mbrojtje të vjetruara. Ai kërkon nga institucionet që të kenë parasysh kërkesat e tyre, meqë po punojnë në kushte të vështira.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës