LAJMI I FUNDIT:

Të ecurit e shpejtë kundër kancerit të gjirit

Të ecurit e shpejtë kundër kancerit të gjirit

Femrat të cilat rregullisht ecin janë më pak të rrezikuara që të sëmuren nga kanceri i gjirit pas menopauzës.

Revista Archives of Internal Medicine ka botuar rezultatet e fituara nga një studim 20-vjeçar i realizuar nga Universiteti i Harvardit, ku janë analizuar 100.000 femra.

Sipas këtyre rezultateve, femrat të cilat kanë bërë ecje të shpejtë (6 km/h) së paku një orë në ditë, kanë qenë për 15% më pak të rrezikuara që të sëmuren nga kanceri i gjirit.

Shkencëtarët thonë se efekt të ngjashëm kane pasur edhe aktivitet tjera trupore me intensitet të njëjtë.


Autorët e studimi pohojnë se efekti i të ecurit kishte qenë i dobishëm pavarësisht ekzistimit të faktorëve tjerë të rrezikut, siç është konsumimi i alkoolit apo pesha e lartë trupore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori