LAJMI I FUNDIT:

Të drejtat e pakicave nuk duhet të dëmtojnë interesat e të tjerëve

Të drejtat e pakicave nuk duhet të dëmtojnë interesat e të tjerëve

Të 74 shoqatat shqiptare reaguan të martën kundër ndërrimit të kombësisë, duke theksuar se ato bëhen për përfitime personale. Këto shoqata kanë nënvizuar synimin e tyre për të demaskuar pazaret që bëhen në kurriz të shqiptarëve dhe kanë mbështetur Këshillin e Lartë të Drejtësisë për kontrollet që po bën në gjykata për ndërrimin e kombësisë.

Politikani veteran Sabri Godo vuri në dukje se shkenca thotë se duhen 6 mijë vjet të ndryshohet kodi gjenetik, ndërsa me formularin e ri ndryshohet kombësia për 2 min. “Kjo çështje nuk shkon”, tha Godo.

Ndërsa nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka theksuar se ky debat nuk është thjeshtë për interesa personale, por përfshin një komb të tërë.

“Brenda një jave do t’i tregoj se nuk është debat për interesa personale por që përfshihet i gjithë kombi. Ftesa për debat është për një proces transparent dhe të hapur dhe që përputhet me kërkesën për regjistrimin e pasurisë. Sot në tryezën dhe menynë e politikes zgjidhet regjistrimi dhe aplikimi i pasurisë”, tha Spahiu i cituar nga Ora News.


Ai nënvizoi se Shqipëria është një vend laik dhe nuk mund të ketë një regjistrimi mbi baza fetare. “Shqipëria është simbol i lirisë fetare. Kundërshtohet sepse kjo nuk vjen me mbrojtjen e pakicave etnike në Shqipëri. Të drejtat e pakicave duhet të shtrohen deri atje ku nuk prekin interesat e të tjerëve në këtë vend”, tha Spahiu. /Telegrafi/