Në një vend si Kosova, ku papunësia kalon shifrën prej 27 për qind, kjo gjendje konsiderohet si një nga problemet dhe preokupimet më të mëdha, me të cilat ballafaqohet shoqëria.
Shpresat për të gjetur një vend pune, shpesh nuk plotësohen as pas përfundimit të studimeve.
Madje, jo rrallë, problemet vijnë dhe bëhen edhe më të mëdha pas studimeve, pasi që të sapodiplomuarit nuk po arrijnë të aftësohen mjaftueshëm për tregun e punës, thonë hulumtimet e fundit, por edhe njohësit e fushës së arsimit dhe përfaqësuesit e bizneseve.
Ata konsiderojnë se cilësia e ulët e arsimit në nivelet e ulëta dhe të larta ka nisur të krijojë probleme të gjithëmbarshme në Kosovë.
Raporti i fundit i Bankës Botërore ka vë në pah se cilësia e ulët e arsimit dhe mospërputhja e shkathtësive në Kosovë, parandalojnë popullatën joaktive nga marrja dhe mbajtja e vendeve të mira të punës.
“Perspektivat e dobëta të firmave për rritje, shkalla e lartë e joformalitetit dhe nivelet e ulëta të pjesëmarrjes në tregun e punës, janë kufizimet kryesore për krijimin e vendeve të punës në Kosovë”, thuhet në raportin më të ri të Bankës Botërore të publikuar ditë më parë.
Më shumë se 50 për qind e të rinjve në Kosovë, sipas shifrave zyrtare, llogaritet se janë të papunë. Papunësia, sipas këtyre shifrave, llogaritet që nga mosha 15 deri 24 vjeç.
Një e treta e këtyre personave konsiderohet se janë pothuajse të shkëputur nga tregu i punës, pasi që janë të papunë për më gjatë se 12 muaj.
Edhe të rinj të anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se gjatë studimeve nuk po arrijnë të përgatiten mjaftueshëm në profesionin që zgjedhin.
Ariana Hasani, studente në Universitetin e Prishtinës thotë se iu mungojnë studimet praktike.
“Në fakultet njohuritë që ne marrim, janë të pakta. Ne, pas studimeve nuk arrijmë të aftësohemi për tregun e punës. Ne duhet gjatë studimeve që të mësojmë edhe praktikë, e jo vetëm në mënyrë teorike. Atë që e mësojmë në teori, duhet edhe ta mësojmë në praktikë. Kjo mungon në universitete tona”, thotë ajo.
Ngjashëm, shprehet edhe Teuta studente në Fakultetin Juridik:
“Ajo çka ne e mësojmë në universitet, si juriste, është e vështirë që menjëherë t’i zbatojmë në praktike në një vend pune që mund ta gjejmë. Kjo është një hendikep i madh për neve si studentë që kryejmë studimet në Kosovë”.
Eksperti i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha nivelet e arsimit janë në krizë duke filluar nga arsimi parashkollor, fillor, i mesëm i ulët dhe deri te nivelet më të larta të arsimit.
Ai shton se të gjitha reformat në arsim që kanë ndodhur deri më tani, nuk kanë dhënë efektet e duhura.
Sipas Hysenit, për më keq, arsimi i mesëm profesional në Kosovë është konceptuar në mënyrë të gabuar dhe ka shumë mangësi.
“Arsimi i mesëm profesional është tre vjeçar e që dhe nuk duhet të jetë më pak. Puna praktike nuk kryhet si duhet, kurrikulat nuk janë të duhura. Nga viti 1999 deri më sot asnjë lëndë profesionale nuk është botuar dhe mësimi zhvillohet me diktim. Është e pamundur të avancohet cilësia në arsimin profesional në kushte dhe rrethana të këtilla dhe është e pamundur që nxënësit tanë të avancohen për profesione që ata janë përcaktuar”, thotë Hyseni.
Derisa Kosova ka nevojë për ulje të papunësisë, nxënësit, shton Hyseni, vazhdojnë të ndjekin mësimet në gjimnaze dhe jo në shkolla profesionale.
Ai konsideron se duhet të rritet numri i nxënësve që shkojnë në shkolla të zanatit pasi që ka mundësi që të punësohen më shpejt.
Ndërkohë, edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se bizneset në Kosovë janë në hall me punëtorët e kualifikuar, të cilët nuk i posedojnë njohuritë e mjaftueshme për të kryer punën për të cilën ata punësohen.
“Në qoftë se mendohet që në të ardhmen Kosova të ketë një stabilitet, qoftë ekonomik, qoftë politik dhe strategjik, duhet të ketë reforma thelbësore në sistemin e edukimit. Nuk shkohet përpara me analfabetë me diploma, e të vendosur në pozita kyçe. Është koha kur ekspertiza shkencore të jetë kriter kryesor”, thotë Gërxhaliu.
Kosovës i duhet strategji për krijimin e vendeve të punës, thotë Gërxhaliu, dhe sipas tij, kjo mund të bëhet vetëm duke e mbështetur sektorin privat.
“Nuk mund të ketë krijim të vendeve të reja të punës pa u mbështetur sektori privat. Nuk mund të ketë vende të punës pa sektor prodhues, dhe nuk mund të ketë sektor privat të fuqishëm nëse flitet vetëm për subvencione dhe grante, e nuk flitet për mbrojtje të prodhimit vendor. Sot Kosova është një oazë që dëshirojnë ta okupojnë prodhimet e vendeve të rajonit, derisa ne nuk e kemi asnjë mekanizëm ligjor që mbron produktet vendore”, thekson Gërxhaliu.
Investimet në sistemin arsimor nga drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, theksohen si një nga orientimet më të domosdoshme që duhet t’i bëhet buxhetit përgjatë viteve të ardhshme.
“Ajo që është e rëndësishme, që mjetet e buxhetit të Kosovës të orientohen në cilësinë e arsimit, kjo kërkesë është jo vetëm e institucioneve ndërkombëtare, por edhe e vetë bizneseve, të cilat vuajnë nga mospërshtatja e ofertës me kërkesën në tregun e punës. Pra, të investohet jo vetëm në infrastrukturën fizike shkollore, por në edhe në përmirësimin e cilësisë së arsimit nga nivelet më të ulëta të arsimit deri tek institucionet shkollore të nivelit të lartë”, thotë Zeka. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare