Le të imagjinojmë për një moment sikur ajo që ngjau sot në Bularat të kishte ndodhur në një qytet sado periferik grek.
Le ta shfrenojmë fantazinë për një çast, sikur një grupim shqiptarësh të thërriste aty, se Janina na përket ne dhe se Aleksandri i Madh është simboli i Republikës së “Maqedonisë së Veriut”.
Le të shkojmë në ekstrem dhe të përfytyrojnë një çetë ekstremistësh veshur kuqezi, që bërtasin rrugëve të Prevezës se gjaku i thërret të djegin grekët.
Asnjëri prej nesh, as në fantazitë e veta më marroke, nuk do të kishte fluturuar kaq larg.
Por, fatkeqësisht, ky përshkrim nuk është një fantazi.
Të gjitha kanë ndodhur, por në sens të kundërt.
Përgjatë mesditës së kësaj të enjteje disa televizione informativë transmetuan ‘live’ manifestimin e Dropullit, ku po i jepej lamtumira e fundit minoritarit grek, Kostandin Kaçifas, të vrarë pak ditë më parë nga policia shqiptare.
Dhe, prej andej, me dhjetëra-mijëra qytetarë shqiptarë kanë ndjekur në kohë reale thirrjet se Vorio Epiri është grek, se Maqedonia po ashtu, se shqiptarët duhen djegur, se duhet përdorur zjarr kundër qenve, etj.
E pra kjo gjë, që në shtetin tonë fqinj as nuk do të imagjinohej, u zhvillua normalisht, ditën për diell, në territorin shqiptar.
Askush nuk u mundua as t’i paraprijë, as ta ndalojë dhe as të reagojë më pas.
Po pse? Cili është shpjegimi?
E di se shumëkush do të nxitojë të ekzaltojë tolerancën proverbiale të shqiptarëve.
Jam i bindur se të tjerë do të shprehin krenarinë se ne kemi mundur t’i margjinalizojmë në shoqërinë tonë nacionalistët e çmendur me të njëjtin profil si të Agimit të Artë.
Por, thellë-thellë, kam frikë se kjo nuk është as çështje tolerance dhe as problem emancipimi. Përpara se të shihet si e tillë, ajo duhet trajtuar si zbythja e një shteti të rreckosur dhe si një mungesë ulërtitëse dinjiteti.
Nëse një ngjarje si ajo e Bularatit do të ndodhte në Greqi, apo në çdo vend perëndimor me standarde shumë më të larta demokratike se fqinji ynë, organizatorët dhe protagonistët e tij do të ndëshkoheshin rreptësisht. Sepse thirrjet raciste, nxitja e dhunës etnike dhe vënia në pikëpyetje e sovranitetit penalizohen ngado njësoj.
Por, në Tiranë e ndoqën me indiferencë këtë shfaqe, jo nga zemërgjerësia, por nga pafuqia.
Dhe me hidhërim duhet thënë se mirë bënë. Pasi fatkeqësisht nuk kishin rrugë tjetër.
Arsyet për këtë janë të thjeshta.
Sepse askush nuk mund të imagjinojë aplikimin perfekt të ligjit për qytetarët e huaj apo për minoritarët, kur ai zbatohet i çalë për vetë shqiptarët.
Sepse askush nuk mund të imagjinojë, një vend si ky yni, kur ashtu siç bënë me skandalet shqiptare, kryeministri del e jep i pari konkluzionet (se Kostandin Koçias ishte i çekuilibruar dhe nuk kishte rrugë tjetër veç ekzekutimit), pa thënë asnjë falë, as policia, as prokuroria dhe as gjykatat.
Kjo nuk ndodh në asnjë shtet normal demokratik, madje as aty pak më larg, tek komshinjtë tanë.
Sepse të gjithë menjëherë pyesin: Mos ka një prapavijë politike? Mos fshihet një komplot? Ç’e detyroi të parin e qeverisë të bëjë edhe hetuesin, edhe gjykatësin?
Janë detaje të tilla që të shtyjnë të kuptosh se pse shtetarët shqiptarë i kalojnë “me indiferencë”, incidente si ato të Bularatit, pasi ata e dinë më mirë se kushdo, se ato shërbejnë ndërkombëtarisht si një lupë për të parë problemet e brendshme të demokracisë shqiptare.
Kështu ka ndodhur disa herë në të shkuarën. Kjo dramë përcolli edhe mandatin presidencial të Berishës, të cilit ekstremistët fqinjë i shfrytëzuan përdhosjen e demokracisë vendase, për të larë hesapet e tyre nacionaliste.
Po të shihet me vëmendje edhe eurodeputetja kontroverse qipriote, Eleni Theocharous, sapo zbarkoi në tokën tonë fjala e parë që tha, nuk kishte të bënte me ngjarjen e Kaçifas, por me faktin se kryeministri shqiptar ishte i korruptuar.
Dhe ky është thelbi i problemit me shtetarët shqiptarë: ata refuzojnë të bëhen mbrojtës të dinjitetit kombëtar nga frika se mos kjo i kthehet në bumerang.
Ky është edhe shpjegimi i thjeshtë i asaj që ndodhi sot në Bularat. Kjo tregon se pse askush nuk vuri ujin në zjarr, as për shkeljet flagrante të ligjit shqiptar dhe as për cenimin e krenarisë nacionale.
Prandaj le t’u japim fund miteve të tolerancës dhe emancipimit tonë. Historia e asaj që ngjau në Dropull është një njollë turpi. Një zbythje dhe pafuqi ulëritëse.
Ajo është njëkohësisht edhe parodia më diskredituese e një teorie që po qarkullon prej disa vitesh, se më në fund Shqipëria udhëhiqet me liderë që i kanë vënë grekut kufirin tek thana. Pasi kjo nuk bëhet as me statuse në “Facebook”, se dikur Athina banohej nga bashkëkombësit tanë, as me postime në “Instagram” të fotove të vjetra të Akropolit që e shpëtuan shqiptarët.
Ky dinjitet rimëkëmbet me zbatimin e ligjeve të vendit, gjë që nuk ndodhi sot në Bularat. /Lapsi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker