‘Do të аkomodohen personat e pastrehë për shkak të temperaturave të ulëta’

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, së bashku me qendrat për punë sociale dhe organizatat komunale të Kryqit të Kuq do t’i identifikojnë të gjithë personat e pastrehë dhe në rrezik, dhe përkohësisht do t’i akomodojë në dy Qendra pranimi në Momin Potok dhe Çiçino Sello. Ato familje të cilat kanë fëmijë më të vegjël se tre vjet do të akomodohen në “Ranka Millanoviq” dhe “25 Maj”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëse paraqitet nevoja për akomodim të personave jashtë Shkupit, në bashkëpunim me MASH-in do të hapen konviktet shkollore nëpër qytetet e Maqedonisë, ndërsa nëse dikush ka nevojë për kujdesje ose sërish ndonjë qytetar vëren person të cilit ajo i nevojitet mund të paraqitet në numrin 195.
Këto janë një pjesë e masave për zbatimin e të cilave janë dakorduar në takimin e sotëm përfaqësuesit e MPPS-së, Kryqit të Kuq dhe Qendrave për punë sociale.
“Pas rekomandimeve të Komitetit drejtues për kriza MPPS mori detyra të caktuara dhe së bashku me qendrat për punë sociale dakorduam hapa në drejtim të ndërmarrjes së masave për shkak të paralajmërimit në kohë dhe temperaturave të ulëta të pritura në Maqedoni. Ministria, Kryqi i Kuq, vetëqeverisjet lokale dhe bashkësitë lokale do të bëjnë identifikim të personave në rrezik, edhe pse ka informata dhe shifra të caktuara, ato do të kontrollohen edhe njëherë që të mundet atyre personave t’u ndihmohet në periudhën kur pritet moti i ligë”, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi pas takimit të sotëm, njofton AIM.
Sqaroi se personat nga Shkupi do të akomodohen në Momin Potok dhe në fshatin Çiçino, ndërsa familjet të cilat kanë edhe fëmijë deri në moshën tre vjeçare në konviktet “Ranka Milanoviq” dhe “25 Maji” në Shkup. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, shtoi, do të hapen konviktet në Maqedoni nëse ka nevojë për kujdesje jashtë Shkupit.
Suzana Tuneva-Paunovska nga Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit informon se ekipi për përgjigje gjatë katastrofave veçmë është mobil.
Në pjesën e përkrahjes së të pastrehëve, shtoi, në bazë ditore tani ka pranim të 8 deri në 10 persona.
“Pritet numri të rritet kur temperaturat do të jenë më të ulëta, por ne gjatë tërë vitit jemi në kontakt me ato sepse këtu janë më së shumti përkatësisht 148. Jashtë Shkupit ka numër të vogël të personave sepse ndihma ndërfqinjësore është zhvilluar në rajonet jashtë Shkupit. Në mjediset urbane ka tjetërsim dhe numër më të madh të personave të cilëve u nevojitet përkrahje nga Kryqi i Kuq dhe institucionet e sistemit”, tha Tuneva Paunovska. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë