LAJMI I FUNDIT:

Tayna nënshkruan kontratë me ‘Sony Music’

Tayna nënshkruan kontratë me ‘Sony Music’
Tayna (Foto: Instagram)

Pavarësisht situatës së krijuar muajve të fundit, artistët shqiptarë duket se nuk e kanë ndërmend të ndalen.

E këtë herë është fjala për reperen e njohur Tayna, e cila u bë e ditur se ka arritur kontratë me ‘Sony Music’ me bazë në Gjermani.

Lajmin e ka konfirmuar vet artistja përmes një postimi të ndarë në llogarinë e saj personale, Instagram.


https://www.instagram.com/p/CCa62PnABv-/

“Jam shumë e lumtur që kam pranuar të punoj me Sony Music. Pas diskutimeve intensive, ne kemi vendosur që së bashku mund të bëjmë hapin tjetër të madh. Kështu që unë do të vazhdoj të zhvillohem artistikisht dhe të përqendrohem plotësisht në muzikë”, ka shkruar ajo në postim.

Të gjitha lajmet nga Tayna
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tayna

Të shumta kanë qenë edhe urimet që ka pranuar nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj.

Kënga e re “Bass” e Doruntina Shalës (emri i vërtetë) e punuar nga Sony Music label Epic Records pritet të lansohet këtë të diel.

https://www.instagram.com/p/CCYrdb7jj1Z/

Reperja nga Prizreni përndryshe ka vetëm dy vite që është pjesë e estradës shqiptare, por vetëm për këtë pak kohë ka arritur suksese të mëdha në karrierë. /Telegrafi/