LAJMI I FUNDIT:

Tavo përshëndet konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Tavo përshëndet konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Tavo përshëndeti të martën në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i LSI-së vlerësoi gjithashtu se krijimi i Qeverisë së re të Kosovës do të jetë faktor stabiliteti në rajon.

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë tha se tashmë bashkëpunimi mes dy kuvendeve, të Shqipërisë dhe Kosovës do të hyjë në një fazë të re. /Telegrafi/