LAJMI I FUNDIT:

Taulant Gashi i artë në Francë

Taulant Gashi i artë në Francë

Taulant Gashi (anëtar i Akademisë së Arteve Marciale Prishtina) ka arritur që pas tre fitoreve të fitoj medalen e artë në Kupën ndërkombëtare “Coupe Espoirs Rhone Alpes” që u zhvillua në qytetin Annemasse të Francës.

Për reprezentuesin e Kosovës ky nuk është suksesi i parë në arenën ndërkombëtare, mirëpo është i pari për FTK-në në vitin 2014.

Taulanti i cili në këtë turne të grupmoshave të reja, garoj në kategorinë deri 53 Kg shprehet i kënaqur me suksesin pasi konkurenca ishte mjaftë e fortë. “Puna e palodhshme dhe përkushtimi i vazhduheshëm nën trajnerin Nuhi Gashi janë shkaku kryesor i këtyre sukseseve, andaj e falenderoj shumë atë, por edhe Familjen time që në çdo mënyrë mundohen të më përkrahin” shprehet djaloshi nga Prishtina.

Kështu FTK e fillon me një sukses vitin 2014 duke synuar që ky vit të jetë edhe më i suksesshëm, duke marrë parasysh se përgaditjet për Kampionatin Botëror të Juniorëve (Mars), Kampionatin Evropian për Senior (Maj) dhe Kampionatin Botëror për Kadet (Korrik) veçse kanë filluar, andaj shpresojmë në përkrahjen e institucioneve të Kosovës por edhe të komunitetit të biznesit.


Turneu i rradhës në të cilin FTK është ftuar të marrë pjesë është “Kampionati Botëror për Fëmijë (5-13 vjet)” që do të zhvillohet në Sindelfingen (Gjermani) më 1 dhe 2 Shkurt 2014.

Mos të harrojmë se FTK është anëtare e të gjitha institucioneve ndërkombëtare të Taekwondo-së. /Zëri/Telegrafi/