LAJMI I FUNDIT:

Taravari pritet në takim nga presidentja Osmani, flasin për situatën në veriun e Kosovës

Taravari pritet në takim nga presidentja Osmani, flasin për situatën në veriun e Kosovës

Kryetari i Alenacës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga deputetët Artina Qazimi dhe Elmi Aziri, u pritën sot nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Taravari falënderoi presidenten Osmani për bashkëpunimin e ndërsjellë, duke e siguruar atë se si kryetar i Aleancës për Shqiptarët do të punojë në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

“Në takim diskutuam edhe për situatën në veriun e Kosovës të cilën e kemi ndjekur me shqetësim dhe kemi folur zëshëm për dënimin e strukturave destabilizuese atje. Përgëzova autoritetet e Kosovës për dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke shprehur besimin se BE do të jetë në nivel të sfidës së jashtëzakonshme që i kanoset paqes, sigurisë dhe vlerave tona të përbashkëta, duke u përkushtuar për bashkimin përfundimtar të kontinentit tonë”, theksoi Taravari.


Ai përgëzoi po ashtu Presidenten Osmani për drejtimin e përgjithshëm të Kosovës dhe fokusin e institucioneve në luftimin e krimit dhe korrupsionit, gjë që është edhe prioriteti kryesor i Aleancës për Shqiptarët.

“Bashkëpunimi me institucionet e Kosovës për të mësuar nga përvoja e deritanishme në hartimin e kornizës ligjore për luftimin e korrupsionit, do të ishte i dobishëm për vendin tonë”, nënvizoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori