LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Mijallkov do të mbrohet në liri, madje mund edhe të amnistohet

Taravari: Mijallkov do të mbrohet në liri, madje mund edhe të amnistohet

Partizim i gjykatave dhe prokurorisë, na sjellë në një situatë të këtillë që asnjëherë nuk keni epilog të një procesi gjyqësor, kështu u shpreh në “Rruga drejt…”, funksionari i lartë i ASH-së, Arben Taravari derisa komentoi qëndrimin e Prokurorisë për lirimin e Sasho Mijallkovit, për të cilin tha se është i sigurt që do mbrohet në liri.

Taravari madje nuk përjashtoi mundësin që Mijallkovi edhe të amnistohet.

“Natyrisht prej këtij pushteti as që pritet diçka ndryshe. Ju e dini MIjallkovi u lëshua njëherë, shkoi, pastaj nuk e di prej nga e shtrënguan kryeministrin Zaev që ta thërras që të kthehet, e pat se si u kthye, i thirrën kamerat, as i lidhur e as i burgosur u paraqit para gjykatës pas dy ditëve, në ndërkohë që askush nuk e dinte se ku është. Dhe natyrisht gjykatat janë kështu si janë si pasoj e diskreditimit dhe degjenerimit të sistemit gjyqësor këto 20-30 vitet e fundit. Dhe këtë situatë, gjykata dhe prokuroria nuk janë si pasoj e problemeve që janë një vjet-dy vjet, kjo është partizim i gjykatave dhe prokurorisë, na sjellë në një situatë të këtillë që asnjëherë nuk keni epilog të një procesi gjyqësor”.


“Dhe unë jam më se i sigurt se edhe me Mijallkovin kurdo kurdo, ju garantoj se do mbrohet prej lirie, më tutje mund që edhe të amnistohet. Kështu që unë nuk e di që një kriminel i pushtetit që këto 4-5 vjet është burgosur apo dënuar prej këtij sistemi të prokurorisë dhe gjykatës”, deklaroi Arben Taravari, funksionar i lartë i ASH-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë
LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

Lajme
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Ish-hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish-hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Kalo në kategori