LAJMI I FUNDIT:

Taravari kërkon ndryshim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse

Taravari kërkon ndryshim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse

Anëtarët e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse të ndryshohen të gjithë. Kjo kërkesë vjen nga kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, sipas të cilit ky komision ka rënë në grackën e politikës dhe është larguar nga profesionalizimi.

Ai tha se komisioni nuk duhej të lejonte shfuqizimin e menjëhershëm të masave restriktive, pasi ka qenë ende herët, të cilën gjë e argumenton me rritjen e numrit të të infektuarve të rinj me Covid 19 në vendin tonë. Ky presion, sipas tij, ka ardhur pasi pushteti dëshiron mbajtjen e zgjedhjeve sa më parë.

Duke bërë krahasim me vendet e rajonit, Taravari tha se vendi ynë ka numrin më të lartë të vdekjeve nga virusi i ri. Sipas tij, kjo ka ardhur për shkak të diagnostikimit të vonshëm të rasteve.


Ai u bëri thirrje Ministrisë së shëndetësisë dhe asaj për punë të brendshme të fillojnë me fushatë të menjëhershme sensibilizuese të qytetarëve dhe të ketë sanksionim pa dallime për ata që nuk i respektojnë masat dhe protokollet.

Nëse nuk merren me kohë masat e duhura, Taravari thotë se kjo do të ndikojë edhe më shumë jo vetëm në shëndetin e qytetarëve por edhe mbi ekonominë e brishtë të vendit tonë, ku për pasojë edhe mërgimtarët të cilët e gjallërojnë ekonominë tonë, nuk do të mund të vijnë verës për pushime në vendlindje.

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Kalo në kategori