LAJMI I FUNDIT:

Taravari jep informacione rreth rastit të vdekjes së dy personave në Gostivar (Video)

Taravari jep informacione rreth rastit të vdekjes së dy personave në Gostivar (Video)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përmes një video në Facebook ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë së bashku me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse kanë pasur mbledhje në të cilën kanë konstatuar se situata me helmimet e tashmë dy të ndjerëve është në kontroll, njofton Telegrafi Maqedoni.

Taravari tha se ekipi epidemiologjik së bashku me Institutet e Shëndetit Publik në Shkup dhe Tetovë kanë dalur në terren dhe kanë dezinfektuar vendin në të cilën kanë lëvizur të prekurit nga këto infektime.

Ministri i Shëndetësisë njoftoi se kanë arritur rezultatet e analizave të gjakut të dy infektuarve dhe tha se bëhet fjalë për virusin Hantam dhe tha se bëhet fjalë për virus që nuk transmetohet nga njeriu në njeri.


“Virusi Hantam bie në grupin e viruseve që nuk transmetohet nga njeriu në njeri, të infektuarit me siguri kanë shfrytëzuar ushqim i cili ka qenë i helmuar nga minjtë të cilët kanë lëvizur në regjionin ku të vdekurit kanë lëvizur”, tha Taravari.

Ai në fund shtoi se informacionet se ka edhe një të vdekur dhe disa të helmuar, janë spekulime dhe se e gjithë situata është nën kontroll nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori