LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Është e nevojshme Qendër e re e kompletuar klinike

Taravari: Është e nevojshme Qendër e re e kompletuar klinike

Qeveria e kaluar me këmbëngulje promovon ndërtimin e Qendrës klinike, ndërsa në të vërtetë nuk bëhet fjalë për Qendrën klinike, por vetëm një ndërtesë për klinika interne dhe kjo është vetëm një zgjidhje e pjesshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në reagimin për ndërtimin e Qendrës së re klinike.

Sipas planit dhe projektit të tyre, konsideron Taravari, është paraparë të ndërtohet vetëm një ndërtesë në të cilën do të vendosen degët interniste, ndërsa në objektet e vjetra do të mbesin kirurgjia, onkologjia, gjinekologjia, kardiologjia dhe kardiokirurgjia, pediatria dhe spitali infektiv, njofton AIM.


“Maqedonisë i duhet Qendër e re klinike e kompletuar, duke pas parasysh se vendi dhe vendndodhja e qendrës së tanishme klinike aspak nuk janë adekuate. Dëshirojmë të ndërtojmë Qendër klinike sipas standardeve të larta botërore, ku do të ketë shumë hyrje, parkingje, klinika të lidhura mes vete, siç rekomandojnë personat profesionistë dhe inxhinierët, të specializuar në këtë fushë”, thekson Taravari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori