LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Deklaratat e Dimitrievskit janë për pikë politike

Taravari: Deklaratat e Dimitrievskit janë për pikë politike

Ministri i Shëndetësisë nga Koalicioni “VLEN”, Arben Taravari, ka deklaruar sonte se ka marrëdhënie të mira me Maksim Dimitrievskin nga ZNAM dhe ka konsideruar reagimin e tij se do të largohej nga Qeveria nëse ministrat edhe një herë e vendosin flamurin shqiptar në ambientet e qeverisë është bërë për “pikë politike”.

“Kam pesë, gjashtë ditë që nuk jam dëgjuar me atë, por kam komunikim. Maksimi është shoku im i mirë. Mendoj se më shumë ka të bëjë me nxjerrjen e pikëve politike se sa kështu mendon realisht zoti Maksim Dimitrievski. Fushata e tij kur ishte kandidat për kryetar komune në vitin 2021 mori një numër të madh votash shqiptare. Dhe në zyrën e tij shoh që ka një flamur shqiptar dhe nuk është asgjë e tmerrshme.

Flamuri shqiptar është flamuri zyrtar që përdoret në vendin tonë, ndaj nuk është ndonjë gjë e madhe”, tha Taravari në “TVSitel”.


Ai tha gjithashtu se beteja ligjore për Aleancën e Shqiptarëve, e cila u nda para zgjedhjeve, nuk ka përfunduar ende. Një pjesë e anëtarësimit është anuar nga ai, ndërsa një pjesë nga Ziadin Sela.

Vulat e partisë, tha Taravari, janë teka ai, por tha se vendimi për konfiskimin e vulave të Gjykatës është ankimuar në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Kalo në kategori