Detaje, fustane, bizhuteri në sfilatën më të rëndësishme të vitit.
Tapeti i kuq i çmimeve Oscar është sigurisht një pasarelë për personazhet e njohur të kinematografisë dhe artit në përgjithësi dhe për shtëpitë e mëdha të modës ku ato zgjedhin veshjet dhe aksesorët. Po ndalemi te disa nga protagonistet për të hetuar gjithë detajet e veshjes së tyre.
Julianne Moore
E nisim me aktoren më të mirë të këtij Oscar-i. Julianne Moore kishte veshur një fustan elegant Chanel. Carl Lagerferd, siç tha ajo, e kishte përgatitur enkas për të dhe sigurisht një oferte të tillë nuk mund t’i kthente krahët. E ka shoqëruar fustanin e stolisur me lule, me vëthë dhe unaza.
Reese Witherspoon
Një fustan i thjeshtë në dy ngjyra me supet e zbuluara për Reese Witherspoon. Ajo kishte zgjedhur të vishej dhe aksesorizohej me Tom Ford.
Rosamund Pike
Një fustan i thjeshtë dhe shumë elegant në ngjyrën më të nxehtë të mundshme, të kuqe. Rosamund Pike shkëlqeu me një Givenchy dhe stolitë ishin në dozë më minimaliste.
Emma Stone
Pasi u rendit ndër të veshurat më mirë në Golden Globes dhe pse jo super femërore, këtë herë zgjedh një fustan të derdhur nga stilisti libanez Eliee Saab.
Dakota Johnson
Aktorja e "50 Hijet e Grey" me te kuqe nga Yves Saint Laurent.
Marion Cotillard
Është një besnike e markës Dior. Ndryshojnë vetëm dizenjot që këtë vit u shprehën në këtë fustan të bardhë pak të guximshëm për nga trajta jo shumë klasike. Ajo këtë vit ishte pretendente për çmim.
Felicity Jones
“I ndashëm” është fjala që përshkruan fustanin Alexander McQueen të zonjushës Jones, i cili ka krijuar pëlqyes dhe mospëlqyes. Ose “i ndarë”. Busti i Jones i zbukuruar me qëndisma lulesh 3D dukej high fashion, fundi i fryrë, nusëror. Ajo dukej shumë romantike fiks për filmin përlotës të dashurisë që kandidonte si aktorja më e mirë.
Naomi Watts
E veshur me të argjendta në natën e statujave të arta. Dhe shkëlqen mjaftueshëm, shkruan revistaclass. Naomi ka zgjedhur një fustan super të shtrenjtë, por edhe chic e të thjeshtë nga Armani Prive.
Margot Robbie
Aktorja që u bë e njohur me “Ujkun e Uallstreet-it”, u shfaq me look-un e një femre fatale me një fustan nga Saint Laurent, por elementi më goditës ishte varësja. Këto lloj varësesh ishin trendy i këtij edicioni, si mund ta shohim te Scarlett Johansson, Cate Blanchett dhe Laura Dern, por varësja e Robbie-t kishte përparësi. “Është një Van Cleef & Arpels vintage, e dizenjuar për Dukeshën e Windsor-it. Kjo varëse këtu vlen më shumë sesa unë”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Arsyet e gabuara për të mbajtur shoqëri me ish- të dashurin

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Afshet e nxehta në menopauzë; si duhen trajtuar dhe menaxhuar

Dhimbje gjoksi për shkak të ciklit? Çfarë duhet të bëni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja