Dhimbje gjoksi për shkak të ciklit? Çfarë duhet të bëni
Nëse vuani nga dhimbje pak a shumë të forta në njërën ose të dy gjinjtë pak përpara ciklit ose gjatë ciklit menstrual, lexoni këtu disa këshilla të ekspertëve se çfarë duhet të bëni për t’u ndjerë më mirë
Cikli i dhimbjes së gjirit
Nëse vuani nga dhimbjet e gjirit, ju sigurojmë që nuk jeni vetëm! 7 nga 10 gra vuajnë nga kjo. Dhimbja mund të përkojë me periudhën e menstruacioneve, duke u bërë më e fortë ndërsa, vijnë menstruacionet e vërteta.
Sipas ekspertëve, mastodinia mund të shkaktohet nga variacioni hormonal që e bën indin tashmë delikat të gjirit edhe më të ndjeshëm ndaj dhimbjes.
Simptomat
Dhimbja e gjirit është tipike për sindromën paramestruale. Zakonisht ndodh disa ditë para menstruacioneve dhe mund të shkaktojë dhimbje të butë apo edhe shumë të fortë.
Dhimbja mund të jetë konstante ose e shfaqur me prekje. Edhe vetëm këmisha që prek gjirin mund të bëhet një makth i vërtetë. Dhe mund të ndikojë në të dy gjinjtë.
Zakonisht dhimbja është më e fortë në pjesën e sipërme të gjirit, por gjithashtu shpejt rrezaton në pjesën tjetër të gjirit dhe madje edhe në krah. Gjinjtë mund të ndihen jo vetëm të lënduar, por edhe më të mëdhenj.
Çfarë duhet të bëni?
Ju mund të merrni ilaçe analgjetikë (ibuprofen) për të lehtësuar dhimbjet e gjirit nga cikli ose lehtësuesit e dhimbjes që aplikohen në vend, në formë xheli. Në raste të rënda është mirë të konsultoheni me mjekun.
Ju gjithashtu mund të vini fasha të ngrohta në gjinj, të bëni joga ose pilates, të shmangni kafenë dhe çokollatën, të hani pak, të merrni shtesa me vitaminë E dhe omega 3.
Shkoni te mjeku nëse dhimbja e gjirit është e lokalizuar dhe nuk kalon me analgjetikë. Ose nëse bëhet më keq me kohën dhe nuk kalon me fundin e menstruacioneve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
11 mënyra natyrale për të pasur më shumë qumësht gjiri
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Mbretëresha Mary në publik për herë të parë pasi mori titullin e saj të ri
Çka është mezoterapia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë