Pesë futbollistët e FC Prishtinës kanë hasur në një pritje shumë të ngrohtë në Greuther Furth, i cili ua dha një mundësi të madhe për t’i treguar vlerat. Madje, edhe nënkryetari i Federatës së Futbollit të Gjermanisë dhe Bundesligës, Helmut Hack, u ofroi ngohtësi në klubin e tij futbollistëve të mikut të tij, Remzi Ejupit: Blend Baftiut, Bleon Sekiraqës, Kastriot Selmanit, Gauthier Mankendës dhe Arbër Hoxhës.
Pesë futbollistët e FC Prishtinës: Blend Baftiu, Bleon Sekiraqa, Kastriot Selmani, Gauthier Mankenda dhe Arbër Hoxha, kanë hasur në një pritje shumë të ngrohtë në Greuther Furth, i cili i ka ndalur pesë talentët prishtinas për t’i provuar tash e disa ditë.
Madje, ngrohtësi “pesëshes” prishtinase u ka ofruar edhe nënkryetari i Federatës së Futbollit të Gjermanisë dhe i Bundesligës, Helmut Hack, i cili është edhe president i klubit të madh gjerman. Hack ka raporte të shkëlqyeshme me presidentin e FC Prishtinës, Remzi Ejupi, me të cilin qe një kohë të gjatë kanë lidhur marrëdhënie të ngushta në mes dy klubeve që i udhëheqin. Dhe, falë krejt kësaj Greuther Furth ka nisur t’u jep shanse për t’u treguar futbollistëve kosovarë, përkatësisht atyre të FC Prishtinës, përkundër konkurrencës dhe kërkesave të mëdha që merr ky klub për të testuar futbollistë nga mbarë bota. Ndërkohë, lojtarët nga Kosova po lënë përshtypje të mira në Gjermani, duke e përfaqësuar denjësisht FC Prishtinën dhe duke e arsyetuar mundësinë që fituan, raporton “Zëri.info”.
“Përshëndetje Kosovë, unë jam Mirko Reichel. Këtë javë kam pritur lojtarë nga FC Prishtina dhe trajnerin Sami Sermaxhaj. Me këtë rast duam të japim përshtypjen tonë dhe mendimin e nivelit për Prishtinën dhe djemtë të cilët janë integruar. Edhe pse në fillim me pak probleme, pastaj janë gjendur mirë dhe kanë punuar e ushtruar mirë”, ka thënë njëri prej trajnerëve të njohur të Greuther Furthit. “Pas kthimit në Prishtinë, besoj që në vitin e ardhshëm, eventualisht në edicionin e ardhshëm, dikush nga këta djem do të na bashkëngjitet në skuadrën tonë”, ka thënë trajneri i ekipit U-17 të Greuther Furthit, Mirko Reichel.
Njëjtë është shprehur edhe menaxheri i skuadrës, Christian Hack. “Kur kam ardhur para një viti në Kosovë kam pasur projekte për shumë qëllime, posaçërisht për lojtarë të rinj, për t’ju ndihmuar për t’u ndërtuar si futbollistë. Ka qenë pune e madhe e bërë dhe hapi i dytë ka qenë të ofrojmë lojtarë në Greuther Furth për të parë se sa janë të zhvilluar”, ka thënë ai. “Shpresojmë që shumë shpejt do të kthehen sërish këtu tek ne në Gjermani. Për këtë do të punojmë shumë. Por, Kosovës i duhet urgjent infrastruktura, për të cilën bëjë apel dhe shpresoj të bëhet urgjentisht. Sepse ka shumë talentë të rinj të cilët vetëm me kushtet e punës mund të prekin futbollin evropian dhe t’i qasen më lehtë atij”, ka theksuar Hack.
Në anën tjetër, futbollistët nga FC Prishtina e kanë falënderuar klubin e tyre për mundësinë e madhe që ua ka ofruar, por edhe Greuther Furthin që ua ka hapur dyert.
“Jemi duke kaluar shumë mirë në Greuther Furth, i cili na ka pritur shumë mirë. Neve na mbetet vetëm ta tregojmë më të mirën dhe shpresojmë t’i kalojmë provat”, ka thënë Bleon Sekiraqa. Njëjtë është shprehur edhe talenti tjetër, Blendi Baftiu. “Jemi të lumtur që kemi ardhur qe disa ditë në Furth dhe i falënderojmë të gjithë ata që na kanë mundësuar. Normalisht do të vazhdojmë për të punuar sa më shumë për të mirën tonë”, tha Baftiu. Përvojë të paharrueshme provën në Furth e konsideron edhe Kastriot Selmani.
“Jemi duke kaluar shumë mirë këtu dhe i falënderojmë të gjithë ata që na kanë mundësuar. Jemi shumë të kënaqur me punën që po e bëjmë e po ashtu shpresojmë t’i kalojmë provat”, ka pohuar ai.
Kurse, Arbër Hoxha ka mbetur i mahnitur me kushtet që i ka gjetur për punë në klubin e famshëm gjerman. “Tani e kemi parë se kushtet këtu janë shumë më të favorshme sesa në Kosovë, ku kushtet janë shumë larg nga ky vend. E falënderojmë Prishtinën që na ka mundësuar të vijmë deri këtu dhe Greuther Furthin që na ka mundësuar provën”, theksoi Hoxha.
Kurse, ditë kënaqësie në kampin gjerman tha se po kalon edhe lojtari i njohur i huaj i FC Prishtinës, Gauthier Mankenda. Klubi gjerman ua ka mundësuar futbollistëve prishtinas qëndrimin në Furth me trajnerin e tyre, Sami Sermaxhaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGranit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur tek Liverpooli
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë