LAJMI I FUNDIT:

Talat Xhaferi në Asamblenë e 137-të të Unionit Interparlamentar në Shën Peterburg

Talat Xhaferi në Asamblenë e 137-të të Unionit Interparlamentar në Shën Peterburg

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, prej sot e deri më 18 tetor do të marrë pjesë në Asamblenë e 137-të të Unionit Interparlamentar (UIP), që do të mbahet në Shën Petërburg, Federata Ruse.

Siç njoftoi pres-shërbimi kuvendor, në shoqërim të kryetarit të parlamentit Xhaferi, i cili është shef i delegacionit, do të jenë deputetët Rexhail Ismaili, Jovan Mitreski, Julijana Nikollova dhe Cvetanka Ivanova, sekretareshë e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të ketë fjalim të tij në sesionin e Asamblesë së UIP-së. Deputetët do të marrin pjesë në punën e komisioneve të UIP-së të cilët të diskutojnë për çështje të shumta në kompetencë të tyre, midis të cilave: mirëmbajtja e paqes si mjet për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm; përfshirja e sektorit privat në implementimin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të OKB-së, veçanërisht në fushën e energjive ripërtëritëse; 20-vjetori i Deklaratës universale për demokraci e UIP-së; arritja e standardeve më të larta në shëndetësi përmes shkencës dhe hulumtimit dhe ngjashëm.


Pritet që në Kuvend të zgjidhet kryetari i ri i Unionit Interparlamentar, i cili do të udhëheqë me organizatën në tre vitet e ardhshme, thuhet në kumtesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori