LAJMI I FUNDIT:

Takimi i kryeministrave të Ballkanit, Haradinaj në Durrës

Takimi i kryeministrave të Ballkanit, Haradinaj në Durrës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot merr pjesë në takimin joformal me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor për integrimin rajonal ekonomik.

Takimi do të mbahet në rezidencën qeveritare në Durrës, duke nisur nga ora 10:00.

Në këtë takim do të jetë i pranishëm gjithashtu edhe komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn.


Disa nga temat e diskutimit në këtë takim do të jenë vizioni i përbashkët mbi strategjinë e integrimit evropian, zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale, marrëveshja roaming si dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimeve akademike dhe profesionale.