LAJMI I FUNDIT:

Takim i frytshëm në Turqi

Takim i frytshëm në Turqi

Stambolli ka qenë nikoqiri i radhës së delegacionit kosovar që u prit në takim të gjatë dhe të përzemërt nga kryetari i Federatës turke të basketbollit, Turgay Demirel dhe drejtori për marrëdhënie ndërkombëtare në Federatë, Emir Turan.

Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, dhe anëtari i bordit të FBK-së, përgjegjës për zhvillimin e gjeneratave të reja, Valton Bilalli, i njoftuan nikoqirët me zhvillimet më të reja në basketbollin kosovar, punën dhe procesin e ndërkombëtarizimit, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu gjatë takimit u shkëmbyen përvoja të dyanshme me qëllim të ngritjes së nivelit të këtij sporti në vendet tona.

Federata turke ofroi mbështetjen e saj në kuadro për klinika të referëve e trajnerëve, si dhe ndihmë në paisje për gjenerata të reja. Kjo u arrit pasi që të dy Federatat ranë në përfundim se rruga më e mirë për zhvillim dhe ndërkombëtarizim të basketbollit kosovar është puna me të rinjë.


Turqit janë zotuar që të ftojnë përfaqësueset tona për ndeshje dhe turne atje, sikurse edhe të ftojnë referët dhe trajnerët në seminare të FIBA-së, që zhvillohen në Turqi.

FBK është njoftuar edhe me disa projekte të suksesshme që janë në zbatim nga Federata turke, të cilat pritet që të aplikohen edhe në Kosovë.

Kryetari i Federatës turke, Demirel, pritet të jetë kandidati më serioz për postin e të parit të FIBA Europës në zgjedhjet që do të mbahen në muajin maj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori