LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Votoni marrëveshjet ndërkomëtare, janë për qytetarët e jo për partitë politike

Tahiri: Votoni marrëveshjet ndërkomëtare, janë për qytetarët e jo për partitë politike

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për votimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare, ka bërë thirrje që të votohen këto marrëveshje.

Tahiri ka thënë se këto marrëveshje janë të rëndësishme për qytetarët e vendit. Ai ka thënë se marrëveshjet nuk janë të qeverisë Hoti, por edhe të qeverive të mëparshme.

“Të gjithë ne e dimë që këto marrëveshje ndërkombëtare i nënshtrohen një procedure mirë të përcaktuar. Marrëveshjet kanë ardhur këtu prej disa qeverive, prej disa kryeministrave”, tha ai.


Tahiri tha se marrëveshjet janë për të gjithë qytetarët, dhe nuk i hyjnë në punë ndonjë subjekti politik. Prandaj, ka thënë ai, nuk duhet të bëhet politikë me marrëveshje kaq të rëndësishme.

“Këto marrëveshje nuk janë marrëveshje që i hynë një subjekti politik. Në qoftë se vazhdojmë më shumë vetëm humbim kohë”, tha ai.

Deri tani marrëveshjet ndërkombëtare kanë refuzuar t’i votojnë deputetët e VV-së dhe PDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori