Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës i ka bërë thirrje mazhorancës që të tërheqë dy kandidaturat për postin e presidentit. Tahiri derisa theksoi se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, deklaroi se sot po tentohet të zgjidhet presidenti në mënyrë të turpshme.
Tahiri mbledhjen e sotme të Kryesisë e ka konsideruar të çuditshme dhe pa agjendë të qartë.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së edhe njëherë e ritheksoi se ky subjekt politik nuk do të kontribuojë të zgjidhet shefe e shtetit të Kosovës Vjosa Osmani.
Sipas tij në këtë pozitë duhet të jenë njerëz që përçojnë unitet e jo persona përçarës.
“Sot po tentohet që presidenti të zgjidhet në mënyrën më të turpshme të mundshme pa iu nënshkruar një konsultimi të gjerë me partitë politike parlamentare. Kjo mazhorancë çdo ditë po tregon që po tenton me e mbytur demokracinë, mirëpo ne jemi këtu pikërisht pra gardian të demokracisë përfaqësues të qytetarëve të Republikës së Kosovës duke i përdorur të gjitha mjetet, normalisht që nuk do e lejojmë . Ne iu kërkuam edhe sot që t’i tërheqin këto dy kandidatura jemi në afate kushtetuese ne mund ta zgjedhim edhe nesër edhe pasnesër edhe në javën që vjen pra jemi në afate kushtetuese dhe i kemi kërkuar që të gjejmë një figurë të propozoj një figurë e cila do i jepte stabilitet vendit . Një figurë që nuk do ishte përçarëse por që do përfaqësonte unitetin e qytetarëve të Kosovës. Pra ky vullnet i mazhorancës duket që nuk ekziston, prandaj faturën që siç duket vendin do e dërgojnë në zgjedhje e bartë arrogance e kësaj mazhorance e Agim Kurtit. Pra sot nëse shkojmë në zgjedhje shkojmë si rezultat I një krize të prodhuar nga Albin Kurti….PDK e ka bërë të qartë në asnjë rrethanë nuk ndihmojmë dhe nuk kontribuojmë në zgjedhjen e Vjosa Osmanit president të Kosovës. Ne jemi në çdo rrethanë kundër kësaj kandidature i bëjmë thirrje sepse jemi në afate kushtetuese që të tërheqin propozimin e sodit”, theksoi Tahiri.
Lidhur me falsifikimin e mundshëm për nënshkrimet për t’u thirrur seanca për zgjedhjen e presidentit, Tahiri tha se kjo është punë e Administratës së Kuvendit, por që nëse ndodh kjo do të ishte mjeruese se në çfarë situate e ka sjell vendin kjo qeveri.
“ Ajo është një çështje që e ngritit zotëri Gashi dhe i takon administratës të merret me këtë çështje unë shpresoj që proceduralisht të mos bëhen gabime të tilla dhe nuk mund të bëjë asnjë deklarim…Mendimi jonë është se nëse arrihet me u falsifikua edhe dokumente të tilla dhe nënshkrime të tilla në këtë proces zgjedhor është me të vërtetë mjeruese në çfarë situate na ka sjell kjo mazhorancë“, tha ai.
Ai theksoi se qytetarët tani presin adresim të sfidave në shëndetësi e ekonomi dhe jo zgjedhje të reja.
“Ne e pamë një tendencë të zotëri Kurti dhe të kësaj mazhorance që në mënyrë të paprecedent të procedohet ligjit për Zgjedhjet ne kemi nevojë për ndërhyrje t]ë tilla kemi nevojë për një reformë të thellë zgjedhore dhe në çdo vend demokratik reformat e tilla udhëheqin nga opozita nga pushteti…Vendi ynë n u ka nevojë për zgjedhje të reja kur vendi ynë sapo ka dal nga një palë zgjedhje jemi në një kohë kur brenda 1 viti e gjysmë janë mbajtur dy palë zgjedhje është qeveria e tretë që vjen nga 6 tetori i vitit 2019, prandaj qytetarët presin adresim të sfidave” , u shpreh Tahiri.
Seanca për zgjedhjet e presidentit do të mbahet sot duke filluar nga ora 18:00.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasadori italian në NATO: Të përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë
Berisha: Nëse s’votohet ligji për dokumentet biometrike, shqiptarët të ngrihen në demonstrata
Mickoski: Maqedonia do të jetë vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në Evropë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale