LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Ramush Haradinaj arriti që për 100 ditë ta bëjë atë që s’u arrit për 17 vite

Tahiri: Ramush Haradinaj arriti që për 100 ditë ta bëjë atë që s’u arrit për 17 vite

Vizitën e sotme të kryeministrit Ramush Haradinaj në Komunën e Prishtinës ku u prit nga kryetari Shpend Ahmeti, e ka komentuar edhe drejtori i Insitutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky nuk ishte thjesht takim kurtuazie, në fakt ishte vizita e parë e një Kryeministri që i bën kryeqytetit.

Postimi i plotë:


Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Sot për herë të parë Kryeministri i vendit, bashkë me katër ministra, u pritën nga udhëheqja e kryeqytetit. Ky nuk ishte thjesht takim kurtuazie, në fakt është vizita e parë e një Kryeministri që i bën kryeqytetit.

Për 100 ditë punë, Kryeministri Haradinaj mori veprime e dha zotime se kryeqytetit do t’i jepet ajo që nuk iu dha për 17 vite.

E cilat janë përfitimet:

– Ligji për Kryeqytetin, Ligj ky që u zvarrit për 10 vite;

– Pallati i Rinisë, që tash e 18 vjet është gati se jo-funksional;

– Inicimi i Sallës Koncertale ose Pallatit të Operës – dakordim për Task Forcën që do të nis procesin e dislokimit të Administratës Tatimore nga ish-ndërtesa e Gërmisë;

– Partneriteti për investime në Unazën e Qytetit që do ti jepte frymë kryeqytetit duke i dhënë fund kaosit në trafik;

– Harta zonale që i jep zgjidhje problemeve të mëdha në çështjet urbane;

– Kryerja e obligimeve për shpronësim që ka qeveria karshi kryeqytetit;

Është me rëndësi të thuhet se çfarë nuk u arrit për 17 vite, u bë për 100 ditë punë me veprime e vendime parimore. E gjitha kjo duke tejkaluar interesat politike për të vendosur fokusin në mirëqenien e qytetarëve dhe interesin e zhvillimit të kryeqytetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori