LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Miratimi i projekteve kapitale për komunat, hapin rrugë zgjidhjes së problemeve të qytetarëve

Tahiri: Miratimi i projekteve kapitale për komunat, hapin rrugë zgjidhjes së problemeve të qytetarëve

Kordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka treguar se Kuvendi i Kosovës ka miratuar projekte kapitale për komunat e Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Qeveria e Kosovës do të vazhdoj që pa dallim të mbështes komunat qoftë përmes vendimeve dhe veprimeve të shpejta që i hapin rrugë zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.

“Kuvendi i Kosovës, me shumicë prezentë votoi disa projekte kapitale përmes Kredi nga Unicredit Bank Austria Ag për Projektin e sistemit për largimin e ujërave të zeza për Komunën e Podujevës; për ndërtimit të sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm për Komunën e Ferizajt; për ndërtimin e sistemit të kanalizimit për Komunën e Shtimes; për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit për Komunën e Istogut dhe për ndërtimi i sistemit të furnizimit me ujë për Komunën e Graçanicës”,  ka shkruar Tahiri.


“Këto projekte që financohen përmes mbështetjes dhe garancioneve nga Qeveria e Kosovës dhe participimit të komunave, një proces i ri-negociuar pas rrezikut për tërheqje nga kreditori pas kalimit të afatit të shfrytëzimit që nga 2016.

Këto i japin zgjidhje të përhershme çështjes së ujërave të zeza dhe furnizimit me ujë të pijes për disa nga komunat. Efektet e kësaj hapin mundësi jo vetëm në trajtimin e ujërave të zeza; furnizimit dhe zgjerimit të rrjetit të ujit të pijshëm, por edhe në shfrytëzimin më të mirë të ujërave në shërbim të zhvillimit të bujqësisë dhe mbrojtjes së ambientit.

Qeveria e Kosovës do të vazhdojë që pa dallim të mbështes komunat qoftë përmes vendimeve dhe veprimeve të shpejta që i hapin rrugë zgjidhjes së problemeve të qytetarëve duke u dalë në ndihmë komunave për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa dallim”, ka shkruar Tahiri, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori