LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: “Drejtësia 2020” e fokusuar në digjitalizimin e shërbimeve të sistemit të drejtësisë

Tahiri: “Drejtësia 2020” e fokusuar në digjitalizimin e shërbimeve të sistemit të drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim një delegacion nga Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit, të kryesuar nga James Gerard, Drejtor Menaxhues i Programit Treshhold, i shoqëruar nga Sarah Olmstead, Drejtoreshë e MCC-së për Kosovë si dhe Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Mileniumi i Kosovës, Petrit Selimi.

Ministri Tahiri ka njoftuar delegacionin e MCC-së për reformat e ndërmarra, duke u fokusuar në agjendën e përbashkët me Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, “Drejtësia 2020”, ku janë të përfshira edhe programi i MFK-së dhe MCC-së në fushën e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, meqenëse digjitalizimi i gjyqësisë dhe prokurorisë janë prioritete shumë të larta, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Andaj, ministri Tahiri ka falënderuar Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit për angazhimin e tyre në profesionalizimin e mëtejmë të administratës, pasi modulet e digjitalizimit që janë të përqendruara kah qytetarët, janë ndihmesë shumë e madhe për ta, që të marrin shërbime më të mira dhe më të shpejta nga sistemi i drejtësisë.


Sipas njoftimit, ministri Tahiri potencoi se “Drejtësia 2020”, përtej obligimeve ligjore dhe institucionale, e vendos në rend të parë qytetarin, dhe se kjo qasje strategjike e ndërmarrë për të gjetur zgjidhje të shpejtë për sfidat në sektor, synon të forcojë besimin e qytetarëve në drejtësi dhe të kontribuojë në transparencën e llogaridhënien e institucioneve.

Drejtori Menaxhues i Programit Treshhold të MCC-së, James Gerard shprehu konsideratën e lartë për ecurinë e deritanishme të zbatimit të programit të MCC-së në Kosovë dhe ofroi mbështetjen e plotë për arritjen e objektivave të reformave të ndërmarra, me theks të veçantë në sektorin e sundimit të ligjit.  Z. Gerard shpalosi interesimin e mirëfilltë veçmas në agjendën “Drejtësia 2020”, përmes konsolidimit të programeve konkrete që ndihmojnë në informimin, transparencën dhe shpërndarjen efikase të shërbimeve të sektorit të drejtësisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori