Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka thënë se 20 vjetori e gjen Policinë e Kosovës si institucioni më kredibil dhe i besueshëm tek qytetarët.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në mbështetje të profesionalizmit dhe përkushtimit të pashoq të Policisë na duhet të garantojmë të drejtën për pensionim të parakohshëm të dinjitetshëm.
Postimi i plotë:
Ky 20-vjetor Policinë e Kosovës e gjen si institucionin më kredibil dhe i besueshëm tek qytetarët.
Për herë të parë me vendim të kryeministrit shteti ua ka kompensuar policëve orët shtesë:
• Që ishte krejt e pakuptueshme që shteti t’u mbetet borxh atyre që janë garant për sigurinë tonë;
• Kjo tashmë është normuar në Ligjin për Pagat që bashkë me orët shtesë për herë të parë do të jepen shtesat për rrezikshmëri deri në masën 40% të pagës bazë.
Jam krenar që bashkërisht me përfaqësuesit e Policisë kemi arritur të kemi një trajtim të dinjitetshëm në pagë për policët. Tashmë, ashtu siç është më e vlerësuara në rajon, policët tanë janë edhe më të paguarit.
Jam i bindur që ky përkushtim do të vazhdojë duke përmbyllur çështjen e sigurimit shëndetësor dhe atij jetësor.
Në mbështetje të profesionalizmit dhe përkushtimit të pashoq të Policisë na duhet të garantojmë të drejtën për pensionim të parakohshëm të dinjitetshëm.
Ashtu siç Policia na bënë krenar dhe jetë të sigurt për familjen dhe shtetin, është detyrë dhe mision i shtetit përkujdesja për ta dhe familjet e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania