Përfaqësuesja e Kosovës
5568 Artikuj
Kosova si shtet është pranuar në FIFA dhe UEFA në vitin 2016. Ekipi përfaqësues luan ndeshje zyrtare që nga ky vit.
Para luftës
Pas mëvetësimit të futbollit nga Serbia, ndeshjen e parë e zhvilluar me 14 shkurt 1993, kundër Shqipërisë.
Formacioni përbëhej nga Ahmet Beselica, Ardian Kozniku , Bardhyl Seferi, Fadil Berisha, Gani Llapashtica, Genc Hoxha, Isa Sadriu, Kushtrim Munishi, Muharrem Sahiti, Sadullah Ajeti dhe Selajdin Jerliu.
Pas luftës
Më 7 shtator 2002. Kosova për herë të parë pas Luftës së Kosovës luajti një ndeshje miqësore kundër Shqipërisë dhe ndeshja përfundoi me një humbje minimale prej 0-1.
Formacioni kishte lojtarë Ahmet Beselica, Ardian Kozniku, Arsim Abazi, Besnik Kollari, Fadil Ademi, Faruk Statovci, Ismet Munishi, Mehmet Dragusha, Sunaj Keqi, Xhevdet Llumnica dhe Zenun Selimi.
Më 15 qershor 2007. Një nga ndeshjet më të rëndësishme ndërkombëtare ishte një fitore 1-0 ndaj Arabisë Saudite.
Ishte hera e parë që Kosova luajti një ekip që ka marrë pjesë në Kupë e Botës.
Kristian Nushi shënoi nga penalltia në minutën e 84-të.
Leja nga FIFA për të luajtur miqësore
Kosova ndeshjen e parë zyrtare miqësore e ka zhvilluar kundër Haitit që u mbyll 0-0.
Më 13 janar 2014, ekipi kombëtar i është dhënë leja nga FIFA për të luajtur kundër shoqatave anëtare të FIFA-s.
Ndeshja kundër Haitit u zhvillua me 5 mars 2014, pas vendimit të FIFA-s.
Pas ndeshjes kundër Haitit, u zhvilluan edhe pesë ndeshje me Turqinë, Senegalin, Omanin, Guinea Ekuatoriale dhe në fund me Shqipërinë .
Fitorja e parë në këto miqësore ishte kundër Omanit me një fitore minimale 1-0 në shtëpi.
Eliminatoret e para
Më 9 qershor 2016 , Kosovës iu dha leje të luajë për kualifikimet e Kampionatit Botëror.
Kosova ishte në grup me Kroacinë, Finlandën, Islandën, Turqinë dhe Ukrainën. Mori vetëm një pikë nga këto kualifikime.
No posts found
Promo
Reklamo këtuShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit