LAJMI I FUNDIT:

Tadiq: Nëse dështon EULEX-i do të intervenojmë në OKB

Tadiq: Nëse dështon EULEX-i do të intervenojmë në OKB

Në rast se misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë nuk do të kryejë punën e vet në fushën e sundimit të ligjit, autoritetet në Beograd do të intervenojnë në Kombet e Bashkuara, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.

Duke theksuar se Serbia do të përcjellë punën e EULEX-it, Tadiq ka thënë se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka obliguar misionin e BE-së për bashkëpunim me organet shtetërore të Serbisë.

Duke shtuar që autoritetet në Beograd do të bashkëpunojnë me EULEX-in, presidenti serb ka nënvizuar se ky është një mision teknik i cili është neutral ndaj statusit.

Tadiq ka thënë se negociatat për statusin e Kosovës kurdoherë do të vazhdohen, sepse siç ka thënë ai “është e domosdoshme të gjendet zgjidhje e qëndrueshme e cila do të garantojë stabilitetin në rajon”.


Sipas presidentit serb “disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian kurrë nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës sepse në këtë mënyrë mbrojnë interesat e veta nacionale dhe integritetin territorial”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori