LAJMI I FUNDIT:

Syla më i miri në Shkup

Syla më i miri në Shkup

Mundësi nga Kosova është shpallur ndër garuesit me të mirë në turneun ndërkombëtar që mbajtur në Shkup.

Drilon Syla, mundësi nga Kosova është shpallur tekniku më i mirë i turneut ndërkombëtar të mundjes, që është mbajtur me rastin e 20 vjetorit të formimit të klubit te mundjes, Tefejuz nga Shkupi.

Në këtë turne të për kategoritë e kadetëve ku morën pjesë klube nga: Turqia, Bullgaria, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

“Në këtë turne mundësat nga Kosova performuan mjaft mirë ku fituan dy medalje të arta dhe tri të argjendta”, thuhet në një njoftim të Federatës së mundjes së Kosovës (FMK).


Medaljet e arta i fituan, Drilon Syla në kategorinë 42 Kg dhe Agron Haxha në atë 54 Kg, ndërsa medaljet e argjendta i fituan, Ramiz Huneli (54 Kg), Arlind Curri (58 Kg) dhe Denis Krasniqi (64 Kg).

Selektori i Kosovës, Mustafë Syla është ndarë i kënaqur me paraqitjen dhe të arriturat e mundësve kosovarë. /Sporti1/Telegrafi/