LAJMI I FUNDIT:

Sveçla në Slloveni, prezanton para ministrave të rajonit orientimet kyçe strategjike në sektorin e sigurisë

Sveçla në Slloveni, prezanton para ministrave të rajonit orientimet kyçe strategjike në sektorin e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka prezantuar në takimin e 10-të Ministror të “Procesit të Brdos” rezultatet dhe orientimet kyçe strategjike e programore të Republikës së Kosovës në sektorin e sigurisë.

Përmes një statusi në Facebook, ministri Sveçla, po ashtu ka bërë të ditur së bashku me ministrat e Punëve të Brendshme të rajonit, diskutuan për tema të rëndësishme në funksion të fuqizimit të përgjithshëm të rendit dhe sundimit të ligjit.

Postimi i plotë i Sveçlës:


“Sot, në takimin e 10-të Ministror të “Procesit të Brdos” në Slloveni, prezantova rezultatet dhe orientimet kyçe strategjike e programore të Republikës së Kosovës në sektorin e sigurisë.

Së bashku me Ministrat e Punëve të Brendshme të rajonit, diskutuam për tema të rëndësishme në funksion të fuqizimit të përgjithshëm të rendit dhe sundimit të ligjit. Kjo, përmes avancimit të kapaciteteve shtetërore, si dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal.

Sipas agjendës së Konferencës së Ministrave, diskutuam edhe për parandalimin dhe hetimin e veprave kriminale të abuzimit seksual dhe shfrytëzimit të fëmijëve në internet, si dhe menaxhimin e rrjedhave të migracionit të përzier.

Gjatë dy ditëve të Ministerialit kam takuar edhe homologët nga shtetet mike si dhe përfaqësues të mekanizmave ndërkombëtare që ishin pjesë e punimeve të Konferencës, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe adresimin e nevojave konkrete në këto fusha me rëndësi”, ka shkruar Sveçla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori