LAJMI I FUNDIT:

Supremja e hedh poshtë ankesën e LVV-së kundër urdhrit të PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe

Supremja e hedh poshtë ankesën e LVV-së kundër urdhrit të PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe
Foto: Arkiv

Kolegji i Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur më datë 30 dhjetor 2024, e ka hedhur poshtë, si të palejuar ankesën e subjektit politik Vetëvendosje, të paraqitur kundër vendimit të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka Lutfiu.

“Kolegji i Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur me datë 30 dhjetor 2024, e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e subjektit politik Vetëvendosje, të paraqitur kundër vendimit të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)”, tha  zëdhënësja e kësaj gjykate.


Ndryshe, më 27 dhjetor, partia në pushtet u ankua në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për ta urdhëruar Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo parti nuk u certifikua nga KQZ për të marr pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lidhur me këtë Lista Serbe kishte paraqitur ankesë në PZAP.

PZAP-i e pranoi ankesën e Listës Serbe duke e rrëzuar vendimin e KQZ-së, si dhe e urdhëroi atë ta certifikojë Listën Serbe, duke thënë se kjo parti kishte dorëzuar dokumentacionin në përputhje me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe me rregullat e tjera të KQZ-së.

Përfaqësuesit e LVV e kanë arsyetuar kundërshtimin e certifikimit të Listës Serbe duke thënë se kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe vazhdon ta quajë atë provincë autonome të Serbisë, “Kosova dhe Metohia”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

Lajme
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
Pranoi biberonin nga Agim Bahtiri, Paris Guri ironizon

Pranoi biberonin nga Agim Bahtiri, Paris Guri ironizon "As kjo si paska 61"

Lajme
“S’ka kërkuar lirim për sëmundjen e vëllait…”, përveç Veselit, lirim të përkohshëm kërkuan edhe Krasniqi e Selimi

“S’ka kërkuar lirim për sëmundjen e vëllait…”, përveç Veselit, lirim të përkohshëm kërkuan edhe Krasniqi e Selimi

Drejtësi
Berisha: Për besë unë jam tu këqyr, edhe Fitore Pacollin e kisha votu

Berisha: Për besë unë jam tu këqyr, edhe Fitore Pacollin e kisha votu

Lajme
MPB jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Shkup

MPB jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Shkup

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori