LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi i klubit nga Andorra që luan kundër Skënderbeut bie në ‘dashuri’ me përkthyesen korçare: Gati të martohem!

Sulmuesi i klubit nga Andorra që luan kundër Skënderbeut bie në ‘dashuri’ me përkthyesen korçare: Gati të martohem!

Humor, shumë të qeshura, por edhe një kërkesë e rrallë para ndeshjes Skënderbeu-Sant Hulia.

Sulmuesi i ekipit nga Andorra, Noah Bafoe, është gati të martohet me një vajzë shqiptare.

Duke përfituar edhe nga prania e përkthyeses nga Korça, Jorgisa Bandilli, në konferencën e djeshme për shtyp, lojtari ganez nuk ngurroi as të flirtonte me të.


Gazetarët nisën të pyesnin sulmuesin në lidhje me ndeshjen, por ky i fundit as që nuk e kishte mendjen tek ajo që do të ndodhë sot.

Madje, ganezi nuk kishte asnjë kompleks, nisur nga fakti që në krah të tij ishte vetë trajneri i Sant Hulias. 23-vjeçari nisi të fliste spanjisht, duke bërë kërkesën e veçantë.

“Më pëlqen shumë Shqipëria. Në këto pak orë sa kemi këtu, kam parë shumë vajza të bukura. Ja kjo që po përkthen, nëse është dakord, unë jam gati të martohem me të”, ka thënë fillimisht sulmuesi ganez.

Mirëpo, ka marrë një përgjigje refuzuese nga përkthyesja korçare, e cila duke qeshur i tha: “Shqipëria është larg nga Andorra, nuk mund të shkoj atje”. Por, Noah Bafoe vazhdoi me të tijën.

“Jam gati të qëndroj menjëherë pas ndeshjes në qytetin e Korçës dhe ja ku jam”, shtoi sulmuesi, duke bërë që në sallë të plasnin të qeshurat. Ganezi doli shumë i gëzuar nga konferenca dhe u pa aktiv në stërvitje, duke mos lënë mënjanë batutat.

Noah është student në Andorrë dhe tani ëndërron të qëndrojë në Shqipëri. Nuk është thjesht një shaka, pasi sulmuesi e përsëriti disa herë dje këtë dëshirë.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori