LAJMI I FUNDIT:

Sulmon kalimtarët me thikë për të shkuar në burg

Sulmon kalimtarët me thikë për të shkuar në burg

Në afërsi të një stacioni hekurudhor nëntokësor të Tokios, japonezja 79-vjeçarja me thikë të pemëve ka sulmuar dy kalimtare. Ajo e ka bërë këtë sepse ka dashur që policia ta dërgojë në burg, transmeton agjencia e lajmeve AP.

Zëdhënësi i policisë së Tokios ka thënë se vajzat rreth të njëzetave, të cilat i ka sulmuar plaka, janë lënduar lehtë. Ai ka shtuar se plaka ka qenë e shtyrë të largohet nga strehimorja e njerëzve pashtëpi dhe pasi që nuk ka pasur para për të jetuar ka dëshiruar që policia “t’i sigurojë strehim".

"Kam menduar që policia do të përkujdeset për mua nëse nxis ndonjë incident", ka pranuar plaka.