Një sulm i koordinuar ukrainas vrau më shumë se 100 ushtarë rusë që ishin grupuar së bashku gjatë një beteje në Soledar të Ukrainës – në një tjetër pengesë shkatërruese për pushtuesit barbar të Vladimir Putinit.
Putin u akuzua se ‘i shtyu njerëzit e tij në masakër’ në përpjekjen e tij për të siguruar qytetin e rëndësishëm Soledar në Ukrainën lindore, pasi trupat ukrainase lëshuan një raketë të epokës sovjetike ndaj një grupi të madh ushtarësh rusë.
Dhe ushtria e Ukrainës tha se më shumë se 100 ushtarë rusë ‘shkuan së bashku në ferr’ në sulmin e koordinuar në Soledar, ku përfshiheshin forca speciale, gjuajtës dhe raketahedhës, përcjell Telegrafi.
Luftimet e ashpra kanë shpërthyer në Soledar, dikur një qytet i gjallë i minierave të kripës në Ukrainën lindore, ndërsa forcat ruse përpiqen të marrin nën kontroll qytetin e afërt dhe kyç të Bakhmut.
Imazhet e tmerrshme satelitore para dhe pas tregojnë se si të gjitha ndërtesat e qytetit janë shkatërruar, me pothuajse “asnjë mur të mbetur në këmbë”, nga sulme të pamëshirshme raketash dhe armësh.
⚡️Satellite imagery shows magnitude of destruction in Soledar.
New images published by U.S. satellite imagery company Maxar shows Soledar, Donestk Oblast after Jan. 10, 2023, revealing apartment buildings that have been completely destroyed.
Photos: Maxar Technologies pic.twitter.com/v46v0kVe28
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) January 12, 2023
Pamjet e publikuara nga forcat speciale të Ukrainës thuhet se tregojnë një grup ushtarësh rusë duke u goditur nga artileria ukrainase në fushat përreth qytetit.
Soledar, në rajonin industrial të Donbasit, ndodhet vetëm nëntë milje larg Bakhmutit, ku trupat nga të dyja palët kanë parë humbje të mëdha në disa nga luftërat më intensive të llogoreve që kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.
“Rusët po lëvizin mbi kufomat e tyre”, tha sot zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar për situatën e rëndë në Soledar. “Rusia po i shtyn (mijëra) njerëzit e saj në masakër, por ne po mbahemi”.
Siç vënë në pah mediat, Rusia po përpiqet të marrë kontrollin e Bakhmutit pasi ka një rrjet tunelesh minerare shpellore nën tokë, të cilat mund të strehojnë trupa ose tanke.
Trupat ruse kanë shtuar sulmin e tyre ndaj Soledar, duke i detyruar trupat ukrainase të përballojnë valë pas valë sulmesh të udhëhequra nga mercenarët Wagner. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania