LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në Vinnytsia është ‘provë se Rusia nuk do ta ndalë barbarinë e saj’, thotë kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko

Sulmi në Vinnytsia është ‘provë se Rusia nuk do ta ndalë barbarinë e saj’, thotë kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko

Kryetari i bashkisë së Kievit ka thënë se sulmi me raketa ruse në Vinnytsia, i cili ka vrarë të paktën 20 njerëz, është “provë se Rusia nuk do ta ndalë barbarinë e saj”.

Në një mesazh në telegram, Vitali Klitschko shkroi: “Terroristët rusë po vazhdojnë me furi të kryejnë gjenocid kundër ukrainasve paqësorë. Pamjet e frikshme të sotme nga Vinnytsia janë dëshmi se Rusia nuk do të ndalet në barbarinë e saj”.

“Vetëm sanksione shkatërruese kundër agresorit, asnjë zbutje! Vetëm armë moderne dhe të fuqishme për Ukrainën. Dhe uniteti i botës së qytetëruar, e cila nuk dëshiron të shkatërrohet nga egërsirat gjakatare”.


Komentet e tij i bëjnë jehonë një mesazhi të mëparshëm nga presidenti Volodymyr Zelensky, i shkruar në Telegram, përcjell Telegrafi.

Nga sulmi rus në qytetin ukrainas Vinnytsia vritet e ëma dhe fëmija i saj njëvjeçar – autoritetet publikojnë pamjet e rënda
Lexo po ashtu Nga sulmi rus në qytetin ukrainas Vinnytsia vritet e ëma dhe fëmija i saj njëvjeçar – autoritetet publikojnë pamjet e rënda

Ai tha: “Çfarë është ky, nëse jo një akt i hapur terrorizmi?”.

Policia tha se tre raketa goditën një ndërtesë zyrash dhe dëmtuan ndërtesa banimi aty pranë në qytet i cili ndodhet 268 km në jug-perëndim të kryeqytetit Kiev.

Sulmi ndezi një zjarr që u zgjerua duke përfshirë 50 makina në një park makinash ngjitur, duke lënë dhjetëra të plagosur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Evropa
Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Vullnetarët e huaj që duan t'i bashkohen ushtrisë ukrainase duhet ta kalojnë testin e poligrafit

Vullnetarët e huaj që duan t'i bashkohen ushtrisë ukrainase duhet ta kalojnë testin e poligrafit

Evropa
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Autori duhet të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi, thotë Scholz

Autori duhet të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi, thotë Scholz

Evropa
Kalo në kategori