LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në qenin policor i njëjtë si në policin

Sulmi në qenin policor i njëjtë si në policin

Qentë policorë në Norvegji më në fund kanë marrë trajtimin që e meritojnë. Gjykata Supreme e këtij vendi ka vendosur se ata janë shërbyes shtetërorë, me të cilën gjë sulmi në qenin policor është bërë kundërvajtje e rëndësisë së njëjtë sikur sulmi fizik në policin.

Rasti i cili ka vendosur precedent të ri ka të bëjë me qenin policor me emrin Casper, i cili është sulmuar në detyrë, njoftojnë agjencitë.

Në maj të vitit 2007, në Bergen, një mashkull është kapur duke hyrë me forcë në një banesë. Kur policia kishte tentuar ta arrestojë, mashkulli kishte ikur. Casper i është vënë pas dhe ka arritur ta kap. Në tentim për të ikur, i dyshuari, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka filluar të godasë qenin. Casper, megjithatë e ka kryer punën e tij dhe e ka mbajtur plaçkitësin deri në arritjen e kolegëve të tij policë.

Mashkulli është akuzuar për plaçkitje, por edhe për sulm në zyrtarin policor – Casperin.


Dy instanca më të ulëta gjyqësore kanë hedhur poshtë këtë padi për sulm, me vlerësimin se një kundërvajtje e tillë vlen vetëm për policë. Megjithatë, Gjykata Supreme ua ka kthyer rastin instancave më të ulëta, me udhëzimin për interpretim e drejtë të ligjit.