Policia është duke punuar në identifikimin e personave të maskuar dhe të armatosur të cilët më 14 nëntor pas mesnate në Kumanovë kishin në shënjestër sulmin ndaj dy të rinjve, Besnik Shabani dhe Elion Zeqiri.
Incidenti i ndodhur në lagjen “Orta Bunar” të Kumanovës sipas policisë është duke u hetuar në disa pista, por të paktën tre motive mbeten pa shpalosur për aq kohë sa policia nuk i vërteton dhe dokumenton të njëjtit. Policia zyrtarisht thotë se po punohet mbi bazën e një denoncimi të vetëm.
“Një 20 vjeçar rreth orës 01:20 minuta ka denoncuar se derisa po qëndronte në veturë i shoqëruar nga një person tjetër në rrugën “Karll Marks”, disa persona me gjësende të forta ia kanë dëmtuar veturën. Deri sa është arratisur nga vendi ku ka qenë i sulmuar ka shkaktuar një aksident ndaj një veture të ndaluar. Po punohet për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.
Denoncuesi mësohet t’i ketë thënë policisë se nuk ka pasur problem me ndonjë individ ose grup dhe nuk i njeh sulmuesit. Grupi i personave të organizuar kanë ardhur në vendin e ngjarjes me tre vetura përmes rrugës “Lube Gaçev” në drejtim të kundërt me rrugën njëkahëshe. Pas sulmit, ndjekin veturën me të cilën largohet denoncuesi përgjatë rrugës “Karll Marks” deri në afërsi të shkollës fillore “Bajram Shabani”. Pasi i ka humbur gjurmët ndjekësve, mësohet se denoncuesi është adresuar në polici ku edhe ka dëshmuar sulmin. Për shkak të shqetësimit është adresuar edhe në kontroll mjekësor.
Një incident paraprak raportohet të ketë ndodhur në “Lagjen e Trimave” ku një grup i personave, njëri prej tyre i kapur në flagrancë, kanë fshirë grafitë të caktuara dhe kanë mbishkruar “Kosova është Serbi”. Derisa policia po punon për zbardhjen e rastit, te banorët e lagjes “Orta Bunarë” është ngritur dyshimi për sigurinë e tyre. Si u organizua ky grup? Kë kishte për qëllim? A ishte një porosi? ose gjithçka ndodhi rastësisht, në mesnatë brenda një lagje të pastër etnike shqiptare. /Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit
ISHSSH nuk ka konstatuar mangësi në trajtimin e fëmijës në spitalin e Strugës
Mickoski: 15 miliardë denarë investime të reja kapitale për komunat
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze